BallinaFaktometerE PavërtetëShtrenjtimi i biletës së transportit ndërqytetas, thyhet “ndalimi kategorik” i qeverisë

Shtrenjtimi i biletës së transportit ndërqytetas, thyhet “ndalimi kategorik” i qeverisë

Pak para rihapjes së aktivivtetit të transportit urban dhe ndërurban, në fillim të qershorit, qeveria dhe kryeministri Rama garantuan se nuk do të ketë rritje të biletës, madje këtë e ndalonin kategorikisht.

Disa linja operojnë me çmime të rritura

Faktoje ka ndjekur në vijimësi nëse ka patur rritje të çmimit të transportit ndërqytetas me rinisjen e aktivitetit të kësaj kategorie, pas masave kufizuese për shkak të pandemisë së covid-19.

Faktoje verifikoi në terren nëse çmimet e biletës për transportin ndëruban ishin rritur. Ne shkuam në terminalin e ri të autobusëve në kthesën e Kamzës.

Linja Tiranë-Durrës-Tiranë, siç arritëm të konfirmonim nuk është e vetmja që kishte rritur çmimin e biletës, që për këtë itinerar ishte bërë nga 100 deri në 150 lekë.

Rritje ka pasur edhe linja Tiranë-Shkodër. Nëse më parë në qytetin veri-perëndimor mund të shkoje me 300 lekë, tani çmimi ka shkuar në 350 lekë.

Faktoje konfirmoi po ashtu se është rritur edhe çmimi i biletës së linjës së Korçës.

Para pandemisë mund të shkoje në Korçë me 500 lekë ndërsa tani ky çmim ka shkuar në 600 lekë.

Eneo Sulejmanaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytatës dhe Rrethqytetas të Udhëtarëve tha për Faktoje se rritja e çmimit të biletës është e jashtligjshme.

Nuk lejohet sepse është e vendosur me VKM çmimi për km që në 2007 dhe në rast se ka ndryshim është i paligjshëm”- tha ai.

Pyetur nga Faktoje nëse ka pasur mbështetje nga qeveria, siç ishte premtuar që para rinisjes së aktivitetit te transportit urban dhe ndërurban, Sulejmanaj mohoi që të ketë patur ndonjë ndihmë.

“Jo asnjë mbështetje! Dhe taksat vendore nuk janë falur siç u premtua nga Kryeministri, biles po vijnë me kamatëvonesë”- tha ai.

Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëroi në maj të këtij viti rritje të çmimit të biletave deri në 30 për qind, në rast se qeveria nuk ndërhynte me masa lehtësuese.

Kujtim Mema, kryetari i shoqatës, në një intervistë për Report Tv, pati thënë se edhe pas rinisjes së punës, rregullat e reja të distancimit fizik do ta bënin të vështirë qarkullimin e pasagjerëve në të njëjtat ritme si më parë dhe se shumë kompani të transportit rrezikonin falimentimin në rast se nuk rritej çmimi i biletave.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku pati thënë ndër të tjera që nuk do të konsiderohej një rritje e biletës, si masë lehtësuese për operatorët e kësaj kategorie transporti.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që është një sektor që është goditur. Ne e kemi një plan dhe kemi nisur edhe të bisedojmë me aktorët e transportit urban e ndërqytetas, por edhe atë ndëkombëtar. Së bashku me hapjen, të gjithë aktorët e këtij sektori do të njoftohen e marrin mbështetjen nga qeveria shqiptare për të ringritur këtë sektor.” -tha asokohe Balluku duke shtuar se rritja e çmimit të biletave nuk ishtë çështje në diskutim dhe se nuk do të ndodhte.

Ndër denoncimet për rritjen e çmimit të biletave për transportin ndërurban ishte edhe ai i gazetarit Isa Myzyraj.

Ai publikoi në profilin e tij në Facebook faturën e autobusit nga Tirana në Durrës, teksa çmimi ishte rritur nga 100 lekë në 150 lekë.

Postimi i Myzyrajt

LEXO EDHE: https://faktoje.al/covid-19-shkund-transportin-nderqytetas-dhe-xhepat-e-qytetareve/

LEXO EDHE: https://faktoje.al/nisja-e-transportit-nderqytetas-teston-fuqite-per-mbijetese-te-operatoreve/

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img