Qendra “Faktoje” e mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) po zbaton në 10 bashki të vendit projektin mbi promovimin e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë. Ekipi I Faktojes në bashkëpunim të ngushtë me gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile do të faktojnë 40 premtime dhe deklarata të kryetarëve të bashkive.
Ekipi I Faktojes në bashkëpunim të ngushtë me gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, dhe përfaqësues të pushtetit lokal do të analizojnë dhe verifikojnë premtimet e kryebashkiakëve, dhe sesi qëndrojnë ato në raport me buxhetet apo vendimet e marra në Këshillat bashkiak.