FAQ - Pyetjet Dhe Përgjigjet Më Të Shpeshta

Kush është Faktoje?

Faktoje është një qendër mediatike që merret me verifikimin e fakteve duke vlerësuar deklaratat e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, si dhe sesi shpenzohen paratë publike . Më shumë se 300 deklarata dhe premtime në vit verifikohen sipas një metodologjie ndërkombëtare.

“Faktoje” është e vetmja media fakt-verifikuese në Shqipëri që promovon llogaridhënien bazuar në të drejtën e informimit dhe transparencën duke u bazuar në burime të besueshme që mund të gjenden edhe jashtë Shqipërisë.

Si pjesë e IFCN-së, ne ndjekim të njëjtat rregulla dhe metodologji që na ndihmojnë të forcojmë bashkëpunimin dhe të ruajmë pavarësinë dhe profesionalizmin.

Më të njëjtën metodologji dhe me qëllimin për të luftuar dezinformimin dhe keqinformimin online prej korrikut të vitit 2022, Faktoje është pjesë e programit të Facebook si Palë e tretë. Lexo me shumë këtu

Nga kush auditohemi?

Puna e Faktoje auditohet në bazë vjetore nga vlerësues të pavarur të përcaktuar nga Rrjeti Ndërkombëtar i Verifikuesve të Fakteve (IFCN), ku Faktoje është e anëtarësuar. Faktoje është firmëtare e Kodit të Principeve të këtij rrjeti ndërkombëtar.

Si financohemi?

Ne jemi transparentë në lidhje me burimet tona të financimit. Nëse pranojmë fonde nga organizata të tjera, sigurohemi që financuesit (donatorët) të mos kenë ndikim mbi përfundimet që arrijmë në raportet tona. Ne japim detaje mbi prejardhjen profesionale të të gjitha figurave kryesore në organizatën tonë dhe shpjegojmë strukturën tonë organizative dhe statusin ligjor. “Faktoje” për vitin 2022 financohet përmes projekteve: Programi MATRA nga Ministria e Punëve të jashtme e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, IREX, NED, EU, META, British Embassy, Swedish Embassy.

Depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri

“Faktoje” është një organizatë e cila nuk angazhohet në aktivitete politike. Përzgjedhja për “fact-check” e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve, zyrtarëve publikë dhe subjekteve që përfitojnë nga fondet publike, bëhet në bazë të ndikimit që ato kanë në jetën e qytetarëve. Ne e bëjmë kontrollin e fakteve duke përdorur një mënyrë standarde duke zbatuar metodologjinë, e cila është publikuar në faqqen tone zyrtare “Faktoje.al”, nënkategoria “Rreth nesh”. “Faktoje” përpiqet të jetë e balancuar dhe të verifikojë deklarata dhe premtime të përfaqësuesve nga i gjithë spektri politik (qeveria dhe nga opozita) dhe institucione të tjera publike. Ne ua lemë në dorë fakteve, tw dhwnave zyrtare  të diktojnë përfundimet tona. Asnjë prej anëtarëve të ekipit tonë nuk është anëtarësuar në parti apo organizata politike.

Si funksionon partneriteti ynë me Facebook?

Verifikuesit e Fakteve kontrollojnë saktësinë e pretendimeve të shpërndara përmes rrjeteve sociale të Facebook: Facebook dhe Instagram.

Facebook zvogëlon shtrirjen e postimeve që Faktoje i vlerëson si faktikisht të pasakta, si dhe merr masa të tjera. Ndër të tjera, ai informon autorët se përmbajtja e tyre është vlerësuar si e pasaktë dhe, përdoruesit e Facebook-ut se kanë shpërndarë përmbajtje të vlerësuar si të pasaktë. Qëllimi i masave është të sigurohet që përdoruesit të jenë sa më pak të ekspozuar ndaj informacionit të rremë, pra informacionit të pasaktë. Lexo më shumë: Këtu dhe Këtu

Asnjë kufizim i Facebook ndaj postimeve të rreme, nuk ndërmerret pa u publikuar më parë verifikimi nga Faktoje si dhe Facebook njofton autorin që postimi i tij është i pasaktë.

Verifikuesit e fakteve nuk heqin përmbajtjen, bllokojnë llogaritë ose faqet nga aplikacionet e META-s

A mund të korrigjojnë botuesit informacionin e pasaktë për të ndryshuar vlerësimin?

Facebook zvogëlon shpërndarjen e postimeve që kontrolluesit e pavarur të fakteve vlerësojnë një nga tre vlerësimet e mëposhtme: “i pasaktë”, “pjesërisht i pasaktë”, “titulli i pasaktë”, “mungon konteksti” dhe “foto/video e redaktuar”. Nëse botuesit korrigjojnë më pas informacionin që u vlerësua si i pasaktë, vlerësimi i tyre do të tërhiqet. Facebook nuk do të ndërmarrë veprime për të kufizuar shtrirjen e botuesve që korrigjojnë informacionin që gjykohet se është i pasaktë.

Si mund të korrigjohet informacioni i pasaktë ose të kundërshtohet një vlerësim?

Nëse botuesit korrigjojnë informacionin që është vlerësuar si i pasaktë, vlerësimi i tyre tërhiqet dhe Facebook heq masat kufizuese të shpërndarjes ndaj faqeve ose grupeve të tyre. Botuesit gjithashtu mund të kundërshtojnë vlerësimin që ka marrë publikimi i tyre nëse besojnë se ka pasur një gabim në kontrollimin, d.m.th. në vërtetimin e fakteve.

  1. Korrigjimet

Facebook ka përshkruar një proces/formular në të cilin botuesi duhet të korrigjojë përmbajtjen e pasaktë dhe të deklarojë qartë se pretendimi i bërë fillimisht ishte i pasaktë, prandaj u korrigjua. Botuesi bën korrigjime në tekstin që është vlerësuar si i pasaktë në faqen e tij të internetit. Korrigjimi nuk publikohet si tekst i ri. Korrigjimi duhet të tregohet në secilën pjesë të tekstit në të cilën ka pasur informacion të pasaktë (në titull ose në trupin e tekstit) dhe në postimin origjinal të lidhjes së atij teksti në Facebook. Nëse dëshironi të korrigjoni një postim në Facebook ose Instagram që përmban një foto ose video, ju lutemi përditësoni tekstin e postimit dhe deklaroni qartë se korrigjimi është bërë.

Nëse keni ndërmend të bëni një korrigjim, është e rëndësishme që të mos e fshini postimin tuaj origjinal nga Facebook. Fshirja e publikimit, pra tekstit që është vlerësuar si i pasaktë, e bën të pamundur pranimin e korrigjimit dhe kundërshtimin e vlerësimit.

Botuesit duhet të bëjnë një korrigjim brenda shtatë ditëve nga dita kur kanë marrë njoftimin se përmbajtja e tyre është vlerësuar si faktikisht e pasaktë, në mënyrë që të ndryshohet vlerësimi i publikimit. Lexo më shumë këtu.

  1. Kërkesë për ndryshim vlerësimi

Nëse besoni se kemi bërë një gabim në vlerësimin tonë, na kontaktoni në adresën e-mail info@faktoje.al ose filloni procesin e ankimimit brenda aplikacionit në Facebook.

Botuesit e përmbajtjeve që janë vlerësuar si dezinformuese kanë të drejtë të kundërshtojnë vlerësimet.

Botuesit kanë të drejtë të kundërshtojnë vlerësimin brenda shtatë ditëve nga dita kur kanë marrë njoftimin se përmbajtja e tyre është vlerësuar si faktikisht e pasaktë. Për të kundërshtuar një notë të caktuar, ju lutemi na kontaktoni me një shpjegim, d.m.th. me argumente të qarta që mbështesin pretendimin tuaj se nota origjinale ishte caktuar gabimisht. Lexo më shumë këtu.

Si parashtroni një ankesë ose një kërkesë për korrigjim?

Nëse jeni administrator i një faqeje ose grupi në Facebook mund të apeloni vlerësimin nga faqja ose grupi, nëse mendoni se ka pasur një gabim në kontrollimin e fakteve, ose të dërgoni një kërkesë për korrigjim nëse keni korrigjuar përmbajtjen që u botua. Ankesat zakonisht trajtohen brenda tre ditëve të punës.

Për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e komunikimit në lidhje me korrigjimet ose kontestimin e vlerësimeve, ne publikojmë “forma” të përkthyera në Facebook për njoftimin e një korrigjim ose kërkesë për të kundërshtuar një vlerësim. Për më shumë informacioni lexoni këtu dhe këtu.

 

Afatet

  1. Ju do të merrni konfirmimin e marrjes së korrigjimeve brenda një dite pune.
  2. Korrigjimi ose kontestimi i vlerësimit dorëzohet brenda një jave nga marrja e një njoftimi nga Facebook se përmbajtja e faqes është shënuar si “e pasaktë”, “pjesërisht e pasaktë”, “titulli i pasaktë”, “mungon konteksti” dhe “foto e ndryshuar/ video”.

Për më shumë

Për më shum informacione dhe pyetje shtesë, drejtohuni në Qendrën e Ndihmës së Publikimeve të Facebook, e cila përfshin pyetjet e bëra shpesh (FAQ), formularët e mbështetjes dhe informacione për menaxhimin e llogarisë.

Nëse besoni se jeni dëmtuar nga një vendim i Faktojes, jeni të lirë të kontaktoni Facebook direkt përmes Qendrës së Ndihmës.

Më Të Fundit

spot_img