Faktoje është anëtare aktive e Rrjetit Ndërkombëtar Fact-Checking (IFCN) që prej janarit të vitit 2020 dhe firmëtare e Kodit të Parimeve, pjesë e Anti Disinformation Network në Ballkan prej datës 2 prill të vitit 2020 dhe anëtare e EFCSN Rrjetit Europian i Stadardeve të Fact-Checking). Faktoje është e dedikuar në luftën ndaj dezinformimin jo vetëm përmes fact-checking, por edhe përmes edukimit mediatik, trajnimeve, punës kërkimore dhe bashkepunimit me qytetarë, media, organizata të shoqërisë civile dhe kompani. (Kliko këtu për projektet tona).

Lexo më shumë për metodologjinë e tonë (këtu) 

Misioni i “Faktoje” është të kontrollojë vërtetësinë e premtimeve, deklaratave dhe veprimeve të zyrtarëve publikë (dhe subjekteve që përfitojnë nga fondet publike) dhe më pas t’i thotë publikut të vërtetën

Vizioni
“Faktoje” kërkon një shoqëri që refuzon mashtrimin e zyrtarëve publikë ose subjekteve private.

Vlerat tona themelore janë: Përgjegjësia, saktësia, bashkëpunimi dhe puna në ekip, kurajo, pavarësia, integriteti, transparenca dhe besueshmëria. Përtej vlerave themelore, puna dhe vendimmarrja në organizatën tonë udhëhiqet nga këto parime: Idealizmi, këmbëngulja, qëndrueshmëria, serioziteti dhe gjithëpërfshirja.

Që prej themelimit të saj në 2018-n, sfidat e “Faktoje” kanë qenë, përzgjedhja e fakteve për t’u verifikuar, paanshmëria dhe vijueshmëria. Ky dokument pasqyron sesi kryhen këto procese.

Historik i shkurtër i “Faktoje”

“Faktoje.al”, shërbimi parë fact-checking në Shqipëri nisi aktivitetin në vitin 2017. Themelimi i “Faktoje” u bë i mundur përmes fondit të granteve të USAID-it dhe nën kujdesin e Aleancës Gjinore për Zhvillim (GADC), me mbështetje nga Qendra Kombëtare e Studimeve Sociale (NCSS). Ekipi i “Faktoje” përbëhet nga redaktorë dhe gazetarë, që në fokus kanë verifikimin e deklaratave, premtimeve dhe veprimeve të zyrtarëve publikë si dhe institucionet më të rëndësishme të vendit. Prej korrikut 2019, “Faktoje” është regjistruar në gjykatë dhe funksionon si organizatë mediatike jo qeveritare, plotësisht e pavarur.(Kliko këtu për statutin dhe perditësimin e antarëve të bordit të organizatës) .

Faktoje është pjesë e International Fact-Checking Network (IFCN) që prej janarit të vitit 2020 si anëtare firmëtare dhe pjesë e Anti Disinformation Network në Ballkan prej datës 2 prill të vitit 2020. Faktoje është e angazhuar të luftojë dezinformimin jo vetëm përmes verifikimit të deklaratave të zyrtarëve publikë, por edhe përmes trajnimeve, punës kërkimore dhe bashkepunimit me qytetarë, media,organizata të shoqërisë civile dhe kompani. (Kliko këtu për projektet tona).

Çfarë është “fact-checking”

“Fact-checking” ose verifikimi i fakteve është një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë. Qëllimi i fact-checking është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave të bëra në publik, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje të rëndësishme.

Si financohemi

Ne jemi transparentë në lidhje me burimet tona të financimit. Nëse pranojmë fonde nga organizata të tjera, sigurohemi që financuesit (donatorët) të  mos kenë ndikim mbi përfundimet që arrijmë në raportet tona. Ne japim  detaje mbi prejardhjen profesionale të të gjitha figurave kryesore në organizatën tonë dhe shpjegojmë strukturën tonë organozative dhe statusin ligjor. “Faktoje” për vitin 2022 financohet përmes projekteve:  Programi MATRA nga Ministria e Punëve të jashtme e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, IREX, NED dhe EU. Dokumentet e auditit 2019 & 2020, 2021, 2022 dhe pasqyra financiare dhe të ardhurat për vitin 2022. Pasqyra financiare të ardhurat për vitin 2023.

Depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri

“Faktoje” është një organizatë e cila nuk angazhohet në aktivitete politike. Përzgjedhja për “fact-check” e deklaratave dhe premtimeve të politikanëve, zyrtarëve publikë dhe subjekteve që përfitojnë nga fondet publike, bëhet në bazë të ndikimit që ato kanë në jetën e qytetarëve. Ne e bëjmë kontrollin e fakteve duke përdorur një mënyrë standarde duke zbatuar  metodologjinë, e cila është publikuar në faqen tonë zyrtare “Faktoje.al”, nënkategoria “Rreth nesh”. “Faktoje” përpiqet të jetë e balancuar dhe të verifikojë deklarata dhe premtime të përfaqësuesve nga i gjithë spektri politik (qeveria dhe nga opozita) dhe institucione të tjera publike. Ne ua lemë në dorë provave të diktojnë përfundimet tona.

Asnjë prej anëtarëve të ekipit tonë nuk është anëtarësuar në parti apo organizata politike. Që prej themelimit të saj dhe në vijim,  “Faktoje” u ka vendosur si kusht personave që janë aktualisht të punësuar dhe atyre që do të jenë pjesë e saj, të mos angazhohen në veprimtari politike.

Metodologjia

Metodologjia e “Faktoje” udhëheq ekipin redaktues dhe gazetarët në përzgjedhjen e temave, kryerjen e kërkimeve, strukturimin e artikujve ose videove, vlerësimin e pretendimeve dhe më e rëndësishmja, dhënien e verdiktit bazuar mbi fakte.

 - Procesi i përzgjedhjes
  1. Ne mbledhim dhe verifikojmë deklaratat e zyrarëve publikë nga i gjithë spektri politik duke monitoruar:
  • gazetat kryesore print ose online, kombëtare dhe lokale;
  • agjencitë kryesore të lajmeve;
  • faqet e internetit dhe profilet e rrjeteve sociale të përfaqësuesve politikë;
  • faqet e internetit të partive
  • faqet e internetit të ministrive dhe qeverisë
  • Youtube dhe platforma të tjera video.
  1. Metodologjia e “Faktoje” udhëheq ekipin në përzgjedhjen e deklaratave për  verifikim bazuar në rëndësinë dhe rezonancën e tyre në debatin publik dhe politik. Shmangim njëanshmërinë dhe përqendrimin në një politikan apo parti të vetme.
  2. Zgjedhim vetëm deklarata që bazohen në fakte ose të dhëna të verifikueshme.
  3. Citojmë deklaratën pikërisht ashtu siç është raportuar nga burimi duke e ilustruar me lidhjet e artikullit/videos/screenshot në mënyrë publiku të kontrollojë vetë deklaratën.
  4. Kur verifikojmë të dhënat citojmë burimet mbi të cilat bazojmë vlerësimet tona, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i kontrollojnë
- Metodat kërkimore
  1. Pyesim personin që ka bërë deklaratën se mbi ç’fakte e bazon atë
  2. Është e drejtë themelore ta vësh në dijeni subjektin se po verifikon deklaratat e tij/saj. “Faktoje” përzgjedh për “fact-checking” vetëm deklarata të bëra publikisht.
  3. Kërkojmë informacion zyrtar nga institucionet publike
  4. “Faktoje” kontakton institucionet publike bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
  5. U referohemi mediave për fakte mbi çështjen
  6. Kërkojmë se çfarë kanë gjetur mediat e tjera para nesh. Ky kërkim mund të ndihmojë me fakte apo prova të reja në lidhje me verifikimin e deklaratës.
  7. Përdorim motorët e kërkimit online
  8. Gjatë verifikimnit kërkojmë për të dhëna në Google dhe motorë të tjerë.
  9. Verifikojmë në terren
  10. Verifikimi në terren është thelbësor për kategorizimin e premtimeve dhe deklaratave.
  11. Kërkojmë mendimin e ekspertëve
  12. Ekspertët kontribuojnë në një shpjegim shterues dhe të qartë të fakteve gjatë verifikimit.

Kategorizimi i deklaratave

Faktoje” përdor 4 kategori për deklaratat/ premtimet e verifikuara:

  •         E VËRTETË – Deklarata është e saktë dhe nuk i munungon fakt domethënës.
  •         GJYSMË E VËRTETË – Deklarata është pjesërisht e vërtetë dhe i mungojnë detaje të rëndësishme që lidhen me kontekstin
  •         E PAVËRTETË – Deklarata nuk është e saktë.
  •         PA KATEGORI – Deklarata rezulton çorientuese për mungesë ose mospërputhje faktesh, ndaj nuk mund të arrihet në një verdikt.

Publikimi i artikullit fact-checking

Artikulli publikohet pas rishikimit dhe miratimit nga redaktori përgjegjës në web dhe kanalet e tjera të komunikimit të Faktoje.

Si i korrigjojmë gabimet tona

“Faktoje” korrigjon gabimet (nëse ka) në lajmet e publikuara.

Gabimet që ndikojnë në kategorizim, korrigjohen dhe njoftohen me një titull mbi lajm. Përditësojmë tekstin dhe arkivojmë variantin e vjetër me link brenda lajmit të korrigjuar.

Gabimet që nuk ndikojnë në kategorizim përditësohen me një shënim në fund të artikullit.

*Lajmet e korrigjuara gjenden tek nënkategoria “Ankesa dhe Korrigjime”

Nëse dyshoni se ka ndonjë shkelje nga ana jonë e parimeve të gazetarisë apo kodit të etikës, ju mund t’i drejtoheni EFCSN duke plotësuar formularin që e gjeni në këtë link ose IFCN duke përdorur këtë link

Fakto edhe ti!

Ju mund të dërgoni denoncimet, mesazhet dhe sugjerimet për “fact-check” duke klikuar rubrikën “Fakto dhe ti”. Për denoncimet e dërguara “Faktoje” merr të mirëqenë se jeni dakord t’i publikojmë ato, përveç rasteve kur ju vetë kërkoni mospublikimin ose ruajtjen e anonimitetit.