BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në Facebook

Verifikimi i lajmeve në Facebook

facebook fast check

Në korrik 2022, Faktoje u bë një nga partnerët në programin e pavarur të Verifikimit të Fakteve të Facebook-ut.

Si funksionon partneriteti ynë me Facebook?

Lufta kundër dizinfomimit është është një problem gjithnjë e në zhvillim dhe META nuk mund ta bëjë vetëm. Ata mbështeten tek verifikuesit e pavarur fakteve për të shqyrtuar dhe vlerësuar saktësinë e historive përmes artikujve origjinal, që mund të përfshijë intervistimin e burimeve parësore, konsultimin e të dhënave publike dhe kryerjen e analizave të mediave, duke përfshirë foto dhe video.

Sa herë që një verifikues faktesh vlerëson një përmbajtje si e pavërtetë në Facebook dhe Instagram, META redukton ndjeshëm shpërndarjen e kësaj përmbajtjeje në mënyrë që më pak njerëz ta shohin atë, kjo përmbajtje etiketohet në përputhje me rrethanat dhe të njoftojnë njerëzit që përpiqen ta ndajnë atë.

Verifikuesit e fakteve nuk heqin përmbajtjen, bllokojnë llogaritë ose faqet nga aplikacionet e META-s 

Verifikuesit e pavarur të fakteve, përfshirë Faktojen, si pjesë e programit të Verifikimit të Fakteve nga Palët e Treta kontrollojnë saktësinë faktike të pretendimeve të shpërndara përmes rrjeteve sociale në pronësi të Meta: Facebook dhe Instagram.

Facebook e zvogëlon shpërndarjen e postimeve që Faktoje i vlerëson me fakte të pasakta dhe merr masa të tjera gjithashtu. Ndër të tjera, informon autorët se përmbajtja e tyre është vlerësuar si e pasaktë, dhe se përdoruesit e Facebook kanë shpërndarë përmbajtje që është vlerësuar si e pasaktë. Qëllimi i masave është të sigurohet që përdoruesit të jenë sa më pak të ekspozuar ndaj informacionit të rremë, pra informacionit të pasaktë. Lexo më shumë: Këtu dhe Këtu 

Facebook zvogëlon shpërndarjen e postimeve që kontrolluesit e pavarur të fakteve vlerësojnë një nga tre vlerësimet e mëposhtme:

- E rreme: Përmbajtje që nuk ka bazë në fakt (përmban pretendime krejtësisht të rreme, të falsifikuara dhe/ose të fabrikuara; citate të fabrikuara; pretendime konspirative të bëra pa prova; pretendime që është e pamundur të jenë të vërteta). - Pjesërrisht e rremë: Përmbajtja, pjesë e së cilës janë faktikisht të pasakta (interpretime të pasakta të të dhënave reale; "përzierje" pohimesh të sakta dhe të pasakta, ku të pasaktat nuk janë në shumicë; opinion i paraqitur si fakt, bazuar në informacione të pasakta). - Foto/regjistrim i modifikuar: Përmbajtje imazhi ose audio/video që është krijuar dhe modifikuar, manipuluar dhe në çfarëdo mënyre falsifikuar me qëllim ose efekt për të mashtruar njerëzit që e shikojnë ose e dëgjojnë atë.

- Mungesa e kontekstit: Përmbajtja që pa shpjegim (kontekst) shtesë mund të çojë në përfundime të gabuara; që nënkupton pretendime të rreme; përmbajtje me informacion të riorganizuar ose të hequr që ndryshon kontekstin e regjistrimit, deklaratës, etj - Satirë: Përmbajtje në të cilën ironia, ekzagjerimi ose absurditeti përdoret për të kritikuar ose rritur ndërgjegjësimin, veçanërisht në kontekstin e temave politike, fetare dhe sociale dhe që mund të supozohet me arsye se audienca nuk do ta njohë domosdoshmërisht si satirë. Një përmbajtje e tillë mund të vijë nga faqe që përgjithësisht nuk njihen si satirike, ose që nuk paraqiten qartë si satirike. - E saktë: Përmbajtje që nuk përmban informacione të pasakta ose mashtruese. Për më shumë informacion, lexoni më shumë në këtë faqe.

Si mund të korrigjohet informacioni i pasaktë ose të kundërshtoj një vlerësim?

Nëse botuesit korrigjojnë informacionin që është vlerësuar si i pasaktë, vlerësimi i tyre tërhiqet dhe Facebook heq masat kufizuese të shpërndarjes ndaj faqeve ose grupeve të tyre. Botuesit gjithashtu mund të kundërshtojnë vlerësimin që ka marrë publikimi i tyre nëse besojnë se ka pasur një gabim në kontrollimin, d.m.th. në vërtetimin e fakteve.

1. Korrigjimet Facebook ka përshkruar një proces/formular në të cilin botuesi duhet të korrigjojë përmbajtjen e pasaktë dhe të deklarojë qartë se pretendimi i bërë fillimisht ishte i pasaktë, prandaj u korrigjua. Botuesi bën korrigjime në tekstin që është vlerësuar si i pasaktë në faqen e tij të internetit. Korrigjimi nuk publikohet si tekst i ri. Korrigjimi duhet të tregohet në secilën pjesë të tekstit në të cilën ka pasur informacion të pasaktë (në titull ose në trupin e tekstit) dhe në postimin origjinal të lidhjes së atij teksti në Facebook. Nëse dëshironi të korrigjoni një postim në Facebook ose Instagram që përmban një foto ose video, ju lutemi përditësoni tekstin e postimit dhe deklaroni qartë se korrigjimi është bërë.

Një korrigjim mund të përfshijë gjithashtu një link për një postim shtesë që përmban një version të përditësuar, të korrigjuar të fotos/videos ose një lidhje me një artikull në të cilin ajo përmbajtje është konsideruar e pasaktë.

Nëse keni ndërmend të bëni një korrigjim, është e rëndësishme që të mos e fshini postimin tuaj origjinal nga Facebook. Fshirja e publikimit, pra tekstit që është vlerësuar si i pasaktë, e bën të pamundur pranimin e korrigjimit dhe kundërshtimin e vlerësimit. Botuesit duhet të bëjnë një korrigjim brenda shtatë ditëve nga dita kur kanë marrë njoftimin se përmbajtja e tyre është vlerësuar si faktikisht e pasaktë, në mënyrë që të ndryshohet vlerësimi i publikimit.

2. Kërkesë për ndryshim vlerësimi Nëse besoni se kemi bërë një gabim në vlerësimin tonë, na kontaktoni në adresën e-mail info@faktoje.al ose filloni procesin e ankimimit brenda aplikacionit në Facebook.

Botuesit e përmbajtjeve që janë vlerësuar si dezinformuese kanë të drejtë të kundërshtojnë vlerësimet.

Botuesit kanë të drejtë të kundërshtojnë vlerësimin brenda shtatë ditëve nga dita kur kanë marrë njoftimin se përmbajtja e tyre është vlerësuar si faktikisht e pasaktë. Për të kundërshtuar një notë të caktuar, ju lutemi na kontaktoni me një shpjegim, d.m.th. me argumente të qarta që mbështesin pretendimin tuaj se nota origjinale ishte caktuar gabimisht.

Si parashtroni një ankesë ose një kërkesë për korrigjim?

Nëse jeni administrator i një faqeje ose grupi në Facebook mund të apeloni vlerësimin nga faqja ose grupi, nëse mendoni se ka pasur një gabim në kontrollimin e fakteve, ose të dërgoni një kërkesë për korrigjim nëse keni korrigjuar përmbajtjen që u botua. Ankesat zakonisht trajtohen brenda tre ditëve të punës.

Mund të vizitoni Cilësinë e faqes ose Cilësinë e grupit për të parë statusin aktual të faqes ose grupit tuaj. Aty mund të shihni nëse përmbajtja juaj është kontrolluar me fakte dhe nëse është aplikuar ndonjë dënim në faqen ose grupin tuaj.

Për të paraqitur një ankesë ose për të kërkuar një korrigjim në faqen tuaj:

1- Në aplikacionin Facebook, zgjidhni "Profilet dhe faqet tuaja", më pas klikoni Faqet dhe shkoni te faqja juaj. 2- Nën emrin e faqes, tërhiqni menunë në të majtë dhe klikoni  lehtë mbi “Më shumë” 3- Zgjidhni cilësinë e faqes 4- Klikoni “Shkeljet” dhe zgjidhni “Nuk pajtohem me vendimin” 5- Zgjidh “Korrigjova informacionin që u kontrollua” ose “Mendoj se kishte një gabim në kontrollimin e fakteve” 6- Ndiqni udhëzimet, më pas zgjidhni “Submit” 7- Për të paraqitur një ankesë ose për të kërkuar një korrigjim në grupin tuaj klikoni "Profilet dhe faqet tuaja", më pas “Grupet” dhe “Grupet tuaja” dhe shkoni te grupi juaj. Nëse nuk i shihni Grupet, klikoni “Shiko më shumë” 8- Kliko menunë "Admin Home" në krye të ekranit, më pas zgjidhni “Shiko të gjitha mjetet” 9- Zgjidhni Cilësinë e grupit 10- Klikoni “Shkeljet” dhe zgjidhni “Nuk pajtohem me vendimin” 11- Zgjidh “Korrigjova informacionin që u kontrollua” ose “mendoj se kishte një gabim në kontrollimin e fakteve” 12- Ndiqni udhëzimet, më pas zgjidhni “Submit” 13- Procedura për ndryshimin e vlerësimit do t’ju vij me e-mail

Për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e komunikimit në lidhje me korrigjimet ose kontestimin e vlerësimeve, ne publikojmë "forma" të përkthyera në Facebook për njoftimin e një korrigjim ose kërkesë për të kundërshtuar një vlerësim.

Në përputhje me rregullat e Facebook, një korrigjim ose kundërshtim ndaj një vlerësimi duhet të dorëzohet brenda shtatë ditëve nga dita që ju merrni njoftimin nga Facebook se përmbajtja e faqes është shënuar si e pasaktë, pjesërisht e pasaktë ose si përmbajtje audio/vizuale e modifikuar.

Komunikimi me Faktoje bëhet gjatë ditëve të javës nga ora 9:00 deri në orën 17:00. Përgjigjet në emailet e marra pas kësaj kohe, gjatë fundjavave ose festave do të dorëzohen në ditën e parë të punës.

Shënime dhe udhëzime shtesë për paraqitjen e një ankese ose korrigjim

Paraqisni një ankesë ose kërkesë brenda shtatë ditëve. Ne nuk mund të garantojmë se do të jemi në gjendje të përpunojmë ankesat e paraqitura pas afatit 7-ditor. Nëse e fshini postimin, ne nuk do të mund ta përpunojmë kërkesën tuaj. Sigurohuni që të përfshini të gjitha informacionet përkatëse në ankesën ose kërkesën tuaj. Pa atë informacion, përgjigja ndaj ankesës ose kërkesës suaj mund të vonohet ose të jetë e pamundur.

Sipas rregullave të Facebook-ut, kontrolluesit e fakteve nuk u kërkohet t'u përgjigjen ankesave dhe kërkesave që përmbajnë fjalë ngacmuese, gjuhë urrejtjeje ose lloje të tjera të fjalimeve kërcënuese. Ju apelojmë që t'i përmbaheni standardeve të mirësjelljes në komunikimin publik në ankesat dhe kërkesat tuaja. Ne synojmë të përpunojmë të gjitha kërkesat brenda tre ditëve të punës dhe t'ju njoftojmë për vendimin.

Nëse vlerësimi ndryshohet bazuar në një korrigjim ose ankesë, ulja e shtrirjes së përmbajtjes hiqet, reklamat e refuzuara të lidhura me postimin e vlerësuar mund të rivendosen dhe hiqet një penalizim do të rezultonte në shënimin e faqes si një shkelës i përsëritur dhe dizinformues. Mund të duhen disa ditë që këto përditësime të hyjnë në fuqi. Arritja dhe rikuperimi i reklamave mund të ndikohen gjithashtu nga ndërhyrje të tjera kundër dizinformimit, të tilla si kufizimet e klikimeve ose skualifikimi i reklamave për shkeljen e Politikës së Reklamimit të Facebook. Nëse përmbajtja juaj është vlerësuar nga shumë kontrollues faktesh, ankesa juaj brenda aplikacionit do t'i dërgohet automatikisht çdo kontrolluesi të fakteve që e ka vlerësuar postimin tuaj. Çdo kontrollues i fakteve duhet të heqë vlerësimet e tij në mënyrë që të eliminojë plotësisht pasojat e vlerësimit.

Po nëse administratori i faqes nuk është autori ose botuesi, por shpërndan vetëm përmbajtje të vlerësuara si të pasakta?

Për raste të tilla, a ka mundësi të korrigjohet apo kundërshtohet vlerësimi? Administratorët e faqeve janë përgjegjës për saktësinë e përmbajtjes që ndajnë edhe nëse nuk e kanë krijuar vetë. Administratorët e faqeve në situata të tilla nuk kanë mundësi të korrigjojnë ose kundërshtojnë vlerësimin. Megjithatë, nëse botuesi që ka postuar përmbajtjen e vlerësuar gabimisht korrigjon me sukses përmbajtjen, ose sfidon me sukses vlerësimin, Facebook gjithashtu heq kufizimet për administratorët e faqeve që shpërndanë atë përmbajtje.

Fshirja e një postimi të tillë nuk mjafton për të hequr kufizimet nga faqja. Faqet mund të rikuperojnë nivelet e tyre të mëparshme të shtrirjes, fitimit të parave dhe reklamave me kalimin e kohës nëse ndalojnë së ndari informacione të gabuara.