BallinaTë pambajturaAsnjë shtëpi gati për banim në njësinë Gjepalë të Shijakut

Asnjë shtëpi gati për banim në njësinë Gjepalë të Shijakut

EDIT NIKOLLI

Më 20 shtator, kryetari i Bashkisë Shijak Elton Arbana, në njësinë Gjepalë, premtoi se javën e parë të tetorit do ishte gati banesa e Osman Rusit, i prekur nga tërmeti 26 nëntorit. Banesa e tij është një prej 124 shtëpive të planifikuara për rindërtim në këtë njësi administrtive, me financim nga buxheti i shtetit. Pavarësisht zotimeve, në njësinë Gjepalë nuk ka përfunduar asnjë shtëpi dhe në gjithë bashkinë Shijak nga 150 banesa në rindërtim, i janë dorëzuar çelësat vetëm një familjeje, në njësinë Rrubjek Maminas.


Kryetari e Bashkisë Shijak, gjatë një inspektimi në terren, për procesin e rindërtimit të banesave që u dëmtuan apo shembën pas tërmetit të 26 nënotorit, deklaroi se shtëpia e Osman Rusit do të ishte gati javën e parë të tetorit:

Sipas sistemit të pikëzimit që kemi miratuar kush ka pensionistë dhe kush ka nevojë, me miratimin e këshillin Bashkiak kanë filluar shtëpitë më përpara dhe kjo është arsyeja që shtëpia juaj përfundon javën e parë të tetorit”.

“Faktoje” më 9 tetor bëri një vëzhgim në njësinë administrative Gjepalë, aty ku ndodhet mes 124 banesave për t’u rindërtuar, edhe ajo e Osman Rusit, i cili në këtë datë duhet ta kishte shtëpinë të përfunduar. Nga fotot duket qartë se përfundimi i banesës ishte ende larg, ndërkohë që afati i përcaktuar, ka kaluar tashmë. Ne pyetëm punëtorët që ndodheshin aty sesa kohë mund të merrte përfundimi i shtëpisë. Sipas tyre, kjo varej nga shpejtësia e punimeve nga secili grup, por mund të duheshin disa javë.

                                                    Banesa në proces rindertimi e Osman Rusit

Kur e pyetem të zotin e shtëpisë, Osman Rusi ai u përgjigj:

“Jetojmë me qira që kur ra termeti, bonusin na e mundëson Bashkia.

Ne jemi katër pjestarë në shtëpi, termeti na dha shumë goditje të madhe, por si familje jemi të kënaqur dhe po presim të futemi sa më parë në shtëpi”.

                                                         Banesa në proces rindertimi e Osman Rusit

“Faktoje” ishte edhe në shtëpinë e Sefer Gashit, e cila duhej të ishte gati nga mesi i shtatorit, por 1 muaj pas përfundimit të afatit të premtuar, ndërtesa nuk është ende gati. Sipas grupit që gjetëm duke punuar mësuam se edhe kjo shtëpi nuk mund të ishte gati më herët sesa pas 3 javësh.

“Ne kemi 5 ditë që kemi filluar punimet me suvatim që si proces zgjat 4/5 ditë, dhe si shtëpi mund të zgjase tre javë.”-na thanë punëtorët.

                                                         Banesa në proces rindertimi e Sefer Gashit

                                                      Banesa në proces rindertimi e Sefer Gashit

Një tjetër shtëpi në po atë njësi administrative, në proces rindërtimi, ende nuk ishte përfunduar, edhe pse çifti i të moshuarve Lumshi po numëron ditët derisa të hyjë. E zonja e shtëpisë, Safie Lumshi dhe i shoqi i sëmurë Saliu, jetojnë në një barakë pranë shtëpisë që presin të përfundojë së ndërtuari.

“E kanë lënë përgjysmë, do vijmë sot do vijmë nesër! As pajisjet nuk i kanë sjellë, këtë javë më thanë se do i sjellim dyert, po ja java shkoi”- tha Safia për Faktoje.

                                               Banesa në proces përfundimi e Sali dhe Safie Lumshit

“Faktoje”, më datë 1 tetor i dërgoi një kërkesë për informacion Bashkisë Shijak, ku interesohej se sa shtëpi kanë përfunduar së rindërtuari dhe sa banorëve u janë dorëzuar çelësat.

                                     Kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Shijak

Bashkia Shijak, na informon se nuk mund të na verë në dijeni meqë nuk operon si njësi prokurimi, zbatimi apo supervizimi, gjë që i përket Fondit Shqiptar të Zhvillimit, sipas saj. Nga ana tjetër mbetet e paqartë përse në këto rrethana, kryetari i bashkisë jep premtime dhe afate për përfundimin banesave.

                                               Përgjigje e Bashkisë Shijak

“Faktoje” iu drejtua me një kërkesë për informacion Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ta pyetur sesa shtëpi kanë përfunduar së rindërtuari në Bashkinë Shijak.

                                     Përgjigje e Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit na informoi se nga 150 shtëpi të cilat janë në proces rindërtimi, ende nuk është përfunduar ndonjëra dhe se afati i përfundimit të kontratës është fillimi i muajit shkurt.

Nga verifikimet e Faktoje, rezulton vetëm një banesë e përfunduar së rindërtuari (https://faktoje.al/rindertimi-i-shtepive-ne-maminas-ankesa-per-reduktim-te-siperfaqes-se-banimit/nw) në njësinë Rrubjek, Maminas që është pjesë e bashkisë Shijak.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img