BallinaFaktometerE PavërtetëEdi Rama: Kemi legalizuar 150 mijë shtëpi

Edi Rama: Kemi legalizuar 150 mijë shtëpi

KLEVIS PALOKA

Në 8 vjet, kanë bërë vetëm 21 mijë legalizime, 80% e të cilave janë biznese. Janë biznese, jo shtëpi. Ne kemi legalizuar 150 mijë shtëpi në Republikën e Shqipërisë. Janë 150 mijë familje që sot kanë titullin e pronësisë”, shprehej kryeministri Rama në seancen plenare të 22 nëntorit.

Duke qënë se tema mbi legalizimet është shumë e diskutueshme dhe ka gjeneruar shumë debate në skenën politike dhe jo vetëm, “ Faktoje” vendosi që të kontaktonte me Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale (ALUIZNI-n).

Sipas përgjigjes së Aluizni-t për vitet 2005-2013:

  1.    Numri i lejeve të legalizimit në total për periudhën kohore janar 2005 – 2013 është 21750 leje legalizimi.
    Përkatësisht numri i lejeve të legalizimit të ndara në vite, është si më poshtë vijon:
    Viti 2009 – 1583 leje legalizimi; viti 2010 – 1821 leje legalizimi; viti 2011 – 4006 leje legalizimi; viti 2012- 5769 leje legalizimi; viti 2013- 8571 leje legalizimi.
    ALUIZNI ka filluar emetimin e lejeve të legalizimit në vitin 2009 dhe si rrjedhim i kësaj, nuk mund tju vendosim shifra në dipozicion për periudhën kohore viti 2005 – viti 2008.
    2.    Sqarojmë, se nga lejet e emetuara për periudhën kohore viti 2009 – viti 2013 nuk disponojmë të dhëna sipas tipologjisë së ndërtimeve pa leje.

Për vitet 2014-2018 përgjigjet do na vinin pas një ankese nga Komisioneri për të Drejtën për Informim, pasi në fillim ALUIZNI nuk e zbatoi ligjin për të drejtën për Informim.

Sipas ALUZINI-t nga Janari i 2014-s deri në Nëntor të 2018-s janë dhënë 143.116 leje legalizimi.

Gjithashtu nga përgjigja e ALUIZNI-t sqarohet se jo të gjitha lejet e legalizimit të dhëna gjatë këtyre viteve janë vetëm me funksion banimi dhe se informacioni disponohet në përqindje.

Nga përllogaritjet e bëra del që nga 143.116 leje legalizimi, vetëm 124.474 leje ndërtimi janë me funksion banimi.

Kryetari i mazhorancës deklaronte se nga viti 2005 deri në 2013 janë dhënë vetëm 21 mijë legalizime dhe që janë vetëm biznese, por përgjigjja e institucionit që merret me legalizimet thekson se janë dhënë 21. 750 leje dhe se nuk disponon të dhëna mbi llojet e lejeve të emetuara gjatë këtyre viteve.

Gjithashtu Rama në deklaraten e tij i mëshonte fort faktit se ka legalizuar gjatë qeverisjes së tij 150 mijë shtëpi, por nga të dhënat e ALUIZNI-t një gjë e tillë nuk e rezulton e vërtetë pasi gjatë qeverisjes së Ramës janë legalizuar 124.474 shtëpi.

Duke u nisur nga të dhënat e ALUIZNI-t mbi legalizimet dhe të dhënat e treguara nga kryeministri Rama, deklaratën do ta kategorizojmë GËNJESHTËR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img