BallinaFaktometerPa kategoriRiatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga Siria, ende në “vendnumëro”

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga Siria, ende në “vendnumëro”

Disa muaj nga shpëtimi i Alvinit 13 vjeçar nga kampi “Al Hawl” në Siri asgjë nuk ka ndodhur me riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë atje. Situata e krijuar nga pandemia e covid-19 vetëm mund të ketë rënduar gjendjen në këtë kamp. Më 12 maj kryeministri Edi Rama njoftoi se është bërë identifikimi i shqiptarëve të bllokuar në Siri, por Ministria e Brendshme e angazhuar për dhënien zgjidhje të çështjes, ka lënë pa përgjigje të gjitha pyetjet që i dërguam mbi regjistrin e shtetasve shqiptarë dhe planin për riatdhesimit të tyre.

Rreth 70 shtetas shqiptarë gjenden në kampin e Al-Hawl në Siri, ku më shumë se 6 muaj më parë u shpëtua Alvin Berisha . Kryeministri Edi Rama në një konferencë “online” me gazetarët më 12 maj, njoftoi se tashmë është bërë i mundur identifikimi i shtetasve shqiptarë në këtë kamp dhe se po punohet për riatdhesimin e tij.

Kemi bërë atë që është bërë dhe më parë dhe vazhdojmë ta bëjmë. Kjo është një situatë shumë komplekse. Shpresoj të kemi rezultate, por nuk mund të them asgjë më shumë pasi janë operacione shumë sensitive. Jam shumë i vetëdijshëm për situatën. Ne kemi regjistrin e të gjithë shqiptarëve që ndodhen në ato situata dhe po punojmë. Shpresoj të kemi rezultate sa më shpejt”- u shpreh Rama.

Por, siç edhe u konfirmua në rastin e shpëtimit të 11-vjeçarit Alvin Berisha në muajin nëntor të 2019-s, identifikimi i rastit u krye nga Policia Shkencore e Italisë. Pra mbetet e paqartë se si është kryer identifikimi i shtetasve të tjerë shqiptarë në kampin e “Al-Hawl”, referuar deklaratës së kryeministrit Rama.

Faktoje” më 10 shkurt, përmes një kërkese zyrtare për informacion, kërkoi nga Ministria e Brendshme, informacion lidhur me riatdhesimin e shtetasve shqiptarë të mbetur në kampin e “Al-Hawl” në Siri.

 

Kërkesa për informacion drejtuar Ministrisë së Brendshme

Ministria e Brendshme, në përgjigjen e saj konfirmon se në kampin e “Al-Hawl” ndodhen rreth 70 shtetas shqiptarë dhe se tashmë është hartuar edhe një plan për procesin e riatdhesimit. Po kjo ministri tregon se “Qeveria shqiptare ka hartuar një plan, rreth një vit më parë për të tërhequr fëmijët që gjenden në kampin e “Al-Hawl, pra jo gjithë shtetasit shqiptarë të bllokuar në kamp.

Përgjigja nga Ministria e Brendshme

“Faktoje”, përmes një kërkese për informacion, më 8 qershor, pyeti përsëri në Ministrinë e Brendshme për ekzistencën e regjistrit të shtetasve shqiptarë që qëndrojnë në kampin e “Al-Hawl” në Siri e më konkretisht për planin e riatdhesimit të tyre.

Kërkesë për informacion, 08.06.2020

Por, edhe pse një detyrim ligjor, Ministria e Mbrendshme nuk dha një përgjigje edhe pse afati ligjor është tejkaluar.

Faktoje” kontaktoi zëdhënësin për shtyp të presidentit të Kryqit të Kuq Italian, Francesco Rocca, Tommaso della Longa, i cili ishte i pranishëm në operacionin e shpëtimit të 11-vjeçarit, Alvin Berisha për ta pyetur mbi kontaktet që kjo organizatë ka me autoritetet shqiptare. “Faktojes” iu komunikua se midis Kryqit të Kuq italian dhe autoriteteve shqiptare vijon bashkëpunimi, por për riatdhesimin e mundshëm të shteatasve shqiptarë nga kampi i “Al-Hawl” nuk ka ende një plan konkret.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img