BallinaFaktometerPa kategoriJemeni zyrtar nuk është përfshirë në luftimet kundër Izraelit

Jemeni zyrtar nuk është përfshirë në luftimet kundër Izraelit

Një video ku duket një gjeneral në deklaratë për media me flamurin e Jemenit, po qarkullon në rrjete sociale si prova se Jemeni i ka shpallur zyrtarisht luftë Izraelit. Një verifikim i Faktoje tregon se në të vërtetë deklaratat për lëshimin e raketave ndaj forcave izraelite në Gaza janë bërë nga një grupim rebel që vepron në Jemen.

Jona Plumbi

Një video e zëdhënësit të grupimit rebel Houthi në Jemen, i cili njofton lëshimin e raketave në Rripin e Gazës është interpretuar si nisje e luftës ndaj Izraelit nga Jemeni.

Pretendimi u shpërnda fillimisht në gjuhë të huaj dhe më pas u riprodhua edhe në shqip.

Jemeni zyrtarisht njoftoi se është në gjendje lufte me Izraelin. “Republika e Jemenit është vendi i parë që zyrtarisht njoftoi hyrjen e saj në Betejën e Tufanit te Al-Aksase dhe lëshon një numër të madh raketash balistike, raketa lundrimi dhe dronë në një numër objektivash të Forcave të Mbrojtjes izraelite në Palestinën e pushtuar”. – shkruhet për videon në fjalë.

Nga një kërkim në rrjet lidhur me grupin në fjalë rezulton se Houthitë e Jemenit janë pjesë e “boshtit të rezistencës”, një lëvizje politike informale anti-perëndim dhe anti-Izrael e mbështetur nga qeveria iraniane. Pjesë e “Boshtit të Rezistencës” janë grupet militante të Palestinës, qeveria siriane dhe lëvizja libaneze e Hezbollahut. Pjesë e aleancës konsiderohen edhe milicitë pro-siriane ba’athiste dhe disa nga milicitë shiite irakiane, si dhe lëvizja Houthi në Jemen.

Në deklaratën publike të së martës, si raportohet në media, zëdhënësi ushtarak i Houthi-ve, Yahya Sarea, tha se grupi kishte lëshuar një “numër të madh” raketash balistike dhe dronësh drejt Izraelit dhe se do të kishte më shumë sulme të tilla “për të ndihmuar palestinezët në fitore”. Sarea tha se ky ishte sulmi i tretë i Houthi-ve ndaj Izraelit që nga fillimi i konfliktit.

Çfarë janë Houthi-të e Jemenit

Slogani i grupimit Houthi në Jemen është “Vdekje Amerikës, vdekje Izraelit, mallkim hebrenjve dhe fitore Islamit”.

Houthi-t janë pjesë e “Boshtit të Rezistencës”, i cili kundërshton Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Ata konsiderohen si milici të mbështetura nga Irani edhe pse grupi e mohon një lidhje të tillë.

Jemeni është shkatërruar nga një luftë civile që përfshin fuqitë rajonale që nga viti 2015. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe aleatët e tyre ndërhynë atë vit për të mbështetur qeverinë e Presidenti Abd Rabbu Mansur Hadi kundër Ansar Allah, i njohur gjithashtu si Houthis – një lëvizje rebele e armatosur që i ka rrënjët në komunitetin shiit Zaidi, i cili formon një pakicë të madhe të përqendruar në Jemenin veriperëndimor.

Zgjedhjet në Jemen janë vonuar, aktiviteti normal politik është ndalur dhe shumë institucione shtetërore kanë pushuar së funksionuari.

Në prill, Kombet e Bashkuara njoftuan një armëpushim dy-mujor midis qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Jemen dhe udhëheqjes Houthi, duke lejuar një pauzë në sulmet ajrore nga aleatët e huaj të qeverisë, një rritje të dërgesave të karburantit dhe rihapjen e aeroportit ndërkombëtar të Sanaas. Armëpushimi u rinovua në qershor dhe gusht, por Houthis nuk pranuan ta zgjasin atë deri në tetor.

Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit në prill, presidenti Hadi dha dorëheqjen dhe ia transferoi kompetencat e tij një këshilli prej tetë anëtarësh, i cili do të drejtonte qeverinë e njohur ndërkombëtarisht. Mandati fillestar elektoral i Hadit kishte skaduar prej kohësh. Jemeni nuk ka qeveri qendrore funksionale me kontroll të plotë mbi territorin e tij dhe çdo institucion shtetëror që vazhdon të funksionojë kontrollohet nga zyrtarë të pazgjedhur dhe grupe të armatosura.

Nisur nga këto të dhëna publike, mund të arrijmë në përfundimin se informacioni i shpërndarë në rrjetin social Facebook është i nxjerrë jashtë konteksti, sepse ata që u përfshinë në luftën mes Izraelit dhe Palestinës janë grupimi Houthi i Jemenit, dhe jo Jemeni zyrtar.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img