BallinaFaktometerPa kategoriAksidenti i rëndë në Xhenova, i ricikluar pas dy viteve

Aksidenti i rëndë në Xhenova, i ricikluar pas dy viteve

Më shumë se 40 mijë klikime në katër ditë ka marrë një shkrim i publikuar në rrjet nga exprsnews.com, edhe pse lajmi mbi ngjarjen e rëndë – ku në një aksident rrugor në Xhenova të Italisë u përfshinë gjashtë makina dhe pati disa viktima – në fakt është riciklim i një lajmi të vjetër. Në të vërtetë aksidenti ka ndodhur dy vjet më parë dhe është raportuar gjerë në media edhe për shkak të përfshirjes në aksident të disa shqiptarëve.

Jona Plumbi

Lajmet që publikohen nga media online me qëllim mbledhjen e klikimeve shpesh herë nuk kursejnë as tragjeditë me humbje jetësh. I tillë është rasti i lajmit të publikuar nga “exprsnews.com” në datën 20 Tetor 2022, me titull sensacional “Mos kalo pa dhënë ngushëllime/ E rende! Familja shqiptare përfshihet në aksident tragjik, 6 makina bëhen copash, mrekullia e shpëton 2-vjeçaren, prindërit e saj në gje ndje kritike”.

Faktoje verifikoi se lajmi flet për një ngjarje që ka ndodhur në 12 Gusht 2020, pra dy vjet më parë, në autostradën e Xhenovas në Itali.

Lajmi i publikuar fillimishtmediat e vendit fqinj, u pasqyrua edhe në mediat shqiptare për shkak të faktit që tre anëtarë të një familjeje shqiptare u përfshinë në aksidentin në fjalë.

Risjellja e lajmeve tronditëse me qëllim mbledhjen e klikimeve, duke përfituar nga ndjeshmëria që tema të tilla shkaktojnë tek çdo qytetar, jo vetëm dizinformon lexuesit por njëkohësisht shfrytëzon tragjedi njerëzore për përfitime personale.

Shfrytëzimi i tragjedive me humbje jete është praktikë e vazhdueshme e portaleve online që synojnë klikime dhe jo krijimin e besueshmërisë tek lexuesit përmes informacioneve të vërteta. Riciklimi i ngjarjeve të rënda për arritjen e shikueshmërisë së lartë mund të shkaktojë shqetësim të panevojshëm tek lexuesit si dhe ringjallje të dhimbjes tek familjarët e viktimave.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img