BallinaFaktometerPa kategoriBenzema u akuzua padrejtësisht për prishjen e agjërimit

Benzema u akuzua padrejtësisht për prishjen e agjërimit

Futbollisti francez Karim Benzema nuk e prishi agjërimin e tij duke konsumuar ujë gjatë një ndeshjeje me fanellën e Real Madrid. Verifikimet e mëtejshme të videos nga Faktoje rrëzojnë pretendimin për një shkelje të tillë të kampionit në fushë dhe në besim.

Jona Plumbi

Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit është një traditë për yllin e futbollit Karim Benzema. Të shumtë janë ata që habiten se si mund të vijojë të mbajë të njëjtën formë të shkëlqyer dhe të shënojë gola të shumtë edhe në këtë muaj, gjatë të cilit nuk ushqehet dhe konsumon ujë deri në perëndimin e diellit.

Pikërisht, këtë dyshim është përpjekur të provojë edhe një përdorues i rrjeteve sociale, i cili ndau një imazh të Benzema ndërsa pinte ujë, gjatë ndeshjes së Real Madrid kundër Real Valladolid në 2 Prill.

Duke përllogaritur orarin e perëndimit të diellit në Spanjë, ky përdorues pretendonte se uji ishte konsumuar përpara perëndimit të diellit, gjë që konsiderohet si thyerje e agjërimit. Në këtë ndeshje Benzema shënoi 3 gola dhe u shfaq një formë të shkëlqyer.

a-po-agjeron-benzema-akuza-per-prishjen-e-agjerimit
*Imazh i lajmit të shpërndarë në rrjet nga Sport Express për agjërimin e Benzema

Imazhi u shpërnda menjëherë nga shumë media sportive për të ngritur pikëpyetje mbi devotshmërinë e lojtarit ndaj agjërimit. Një lajm i tillë me pikpyetjet përkatëse, u publikua edhe në mediat shqiptare duke ngjallur reagime nga sportdashësit.

“Faktoje” verifikoi pretendimin dhe vërtetoi se në fakt Benzema nuk e prishi agjërimin gjatë kësaj ndeshjeje. Verifikimi i këtij pretendimi, që vjen nga pamjet e një videoje publike, është lehtësisht i arritshëm për këdo. Mjaftoi një kërkim në rrjet për videon e transmetuar gjatë ndeshjes për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Videoja, e cila ka qarkulluar në rrjet prej publikimit të akuzave ndaj Benzema, tregon shumë qartë se lojtari nuk po pi ujë. Pamjet e videos tregojnë se Benzema e mbushi gojën me ujë dhe menjëherë pas e nxorri përsëri atë, pa e gëlltitur. Në këtë rast konsiderohet se besimtari nuk është duke shkelur rregullin e agjerimit.

*Video nga ku është shkëputur imazhi i përdorur për të akuzuar Benzeman se prishi agjërimin

Madje, të apasionuarit pas sportit janë të njohur me praktikën e shpeshtë të sportistëve të cilët shfaqen të pijnë dhe më pas pështyjnë lëngje gjatë lojës. Kjo njihet si “shpëlarje me karbohidrate” dhe përdoret nga futbollistët për të pasur një performancë më të mirë në lojë.

Sipas kësaj praktike, futbollistët pijnë një lëng të mbushur me karbohidrate, e shpëlajnë gojën me të per rreth 5-10 sekonda dhe më pas e pështyjnë, në vend që ta gëlltisin duke mos rënduar stomakun me lëngje.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img