BallinaBurokraciEmergjencë nga Covid-19 dhe mungesa e tranpsarencës së ISHP

Emergjencë nga Covid-19 dhe mungesa e tranpsarencës së ISHP

Në kulmin e nevojës për informacion të bazuar mbi fakte dhe burime zyrtarare, Instituti i Shëndetit Publik, refuzon t’u përgjigjet kërkesave për informacion që kanë lidhje të drejtperdrejtë me punën e këtij instituconi, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19.  Ndërkohë që institucionet më të larta të shëndetit, si OBSH apo edhe vetë Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, kanë shtuar thirrjet për të transmetuar te publiku informacion të verifikuar, po vetë organet përgjegjëse e refuzojnë dhënien e tij duke, shkelur ligjin “Për të drejtën e informimit”.


Edi jam, … ruhu nga media, ishte fjalia shoqëruese në mesazhin e imponuar zanor të kryeministrit Edi Rama, që dëgjohej kur kërkoje të bëjë një thirrje telefonike kundrejt një operatori telefonik.

Zëri elekronik në thirrjet telefonike u pasua nga mesazhet tekst (SMS), ku kryeministri Rama iu kërkonte qytetarëve të ruheshin nga informacioni i rremë.

Mesazhi i kryeministrit Rama drejtuar qytetarëve 

… referojuni burimeve zyrtare të informacionit dhe ndiqni këshillat e autoriteteve shëndetësore – është mesazhi që Ministria e Shëndetësisë vazhdon të përsërisë sa herë që bën përditësimin e situatës si pasojë e pandemisë “Covid-19”.

“Faktoje” që ka detyrim të përdorë kërkesën për informacon, si pjesë të metodologjisë së punës, disa herë ka kërkuar në rrugë zyrtare, informacion nga institucionet shëndetësore në vend lidhur me kapacitetet, burimet njerëzore në dispozicion apo çfarëdolloj informacioni të klasifikuar si “publik”.

Me anë të një kërkese për informacion, më 16 qershor, “Faktoje” pyeti në zyrën e Koordinatorit për informim në Institutin e Shëndetit Publik lidhur me kapacitet për kryerjen e testeve serologjike dhe molekulare.


Kërkesa për informacion drejtuar Instituit të Shëndetit Publik

Edhe pse një detyrim ligjor dhe duke shkelur afatet, ISHP refuzoi të jepte një përgjigje. Paradoksalisht, nga njëra anë kërkohet referimi në burime zyrtare e nga ana tjetër mohohet e drejta për informacion.

Që nga shpërthimi i pandemisë “Covid-19” në Shqipëri e deri më tani, “Faktoje”, ka nisur 8 “Kërkesa për informacion” në zyrën e koordinatorit për të drejtën për informimim, nga të cilat ka marrë përgjigje vetëm për 3 prej kërkesave.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img