BallinaBurokraciMinistria e Shëndetësisë vazhdon "avazin" me shkeljen e afateve për "të drejtën e informimit"

Ministria e Shëndetësisë vazhdon “avazin” me shkeljen e afateve për “të drejtën e informimit”

INVA HASANALIAJ

Kërkesat për informacion , bazuar në ligjin e të drejtës për informim në Shqipëri janë një pjesë mjaft e rëndësishme e punës së “Faktoje”. Jo pak herë kemi hasur problematika me institucione të ndryshme të cilat refuzojnë të kthejnë përgjigje ose shkelin afatin ligjor për dhënien e informacionit që u takon si e drejtë jo vetëm gazetarëve, por çdo qytetari.

……………………………………………………………………………………………………………………………….

Ministria e Shëndetësisë kryeson “listën” e institucioneve që përveçse shkelin afatet, kthejnë përgjigjet vetëm kur i ankimojmë te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Rasti i Parë

Në datën 12/11/2019 i dërguam Ministrisë së Shëndetësisë përmes e-mailit, një kërkesë për informacion mbi shërbimin e sterilizimit në spitalet publike. Nuk morëm përgjigje dhe në përfundim të 10 ditëve punë sipas afatit të parashikuar në ligj, e ankimuam kërkesën te Komisioneri për të Drejtën e Informimit. Përgjigjja erdhi disa ditë më vonë, por edhe ajo ishte e pjesshme.

Përgjigjia e Ministrisë në datën 13 dhjetor 2019:

Rasti i dytë:

Në datën 16/01/2019 i dërguam një tjetër kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me procesin e vaksinimit. Ashtu si në rastin e parë Ministria ktheu përgjigje vetëm pas ankimimit te Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Rasti i tretë:

Në 31/01/2020 i kërkuam MSH, sërish përmes kërkesës me e-mail informacion se sa spitale të reja janë ndërtuar në Shqipëri nga viti 2014 deri në vitin 2019, por ende nuk kemi një përgjigje.  

“Faktoje” do vijojë të kërkojë me ngulm informacionin që i takon çdo qytetari të marrë në mënyrën dhe afatet që i takojnë me ligj dhe do denoncojë gjithmonë zvarritjen që institucionet bëjnë në shkelje të ligjit dhe në dëm të transparencës ndaj publikut.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img