BallinaFaktometerSistemi i "brishtë" shëndetësor shqiptar përballë pandemisë "Covid-19"

Sistemi i “brishtë” shëndetësor shqiptar përballë pandemisë “Covid-19”

Shqipëria vijon të klasifikohet “dobët” për sa i përket kapaciteteve të Sistemit Shëndetësor. Në raportin e fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet e fundit në raport me vendet e rajonit për sa i përket kapaciteteve spitalore. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka 3 shtretër spitalorë për çdo 1,000 banorë, ndërsa vendet e rajonit kanë mesatarisht 6,4 shtretët për 1,000 banorë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtretërve spitalorë, nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka pësuar tkurrje.


Edhe pse Ministria e Shëndetësisë është përfituesja më e madhe nga Buxheti i Shtetit, investimet në infrastrukturë mbeten minimale. Banka Botërore, nisur edhe nga situata e krijuar si pasojë e pandemisë “Covid-19”, publikoi raportin mbi 19 vendet e Rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore. BB raporton se vendet e Rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore kanë mesatarisht 6,4 shtretër për 1,000 banorë, ndërsa Shqipëria, Gjeorgjia dhe Turqia kanë 3 shtretër për 1,000 banorë, ose më pak se gjysma e mesatares rajonale.

Banka Botërore vë në dukje se nëse pandemia do të kishte një goditje të forte, sistemet shëndetësore kryesisht në Shqipëri, Gjeorgji dhe Turqi do shkonin shumë shpejt në kolaps.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, INSTAT në Shqipëri numri i spitaleve në sektorin publik si dhe shtretërve spitalorë, në vend të zgjerimit, ka pësuar tkurrje. Nga 44 spitale publike që numëroheshin në vitin 2013, numri ka shkuar në 42 në vitin 2017. Po ashtu reduktim kanë pësuar edhe shtretërit në spitalet publike. Nga 8,283 shtetër në vitin 2013, numri është reduktuar në 8,169 në vitin 2017.

Të dhëna nga INSTAT

Sipas të dhënave të INSTAT, në vend aktualisht, përveç 42 spitaleve publike, operojnë edhe 13 spitale private.

Të dhëna nga INSTAT

Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu renditi Shqipërinë në fund të klasifikimit me 43 vende europiane, për sa i përket investimeve në shëndetësi. Sipas kësaj renditjeje, Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës, 28 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Bosnja akordon 6.9% të fondeve në raport me PBB për shërbimet publike të shëndetësisë, Kroacia 6.4%, Maqedonia 4.3%, Mali i Zi 4% dhe Serbia 6.1%.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në emisionin “Opinion” më 16 mars u shpreh se ShqipëriaiI ka kapicetet për sa u përket shtretërve për të përballuar çfardo skenari si pasojë e pandemisë “Covid-19”.

Në Shqipëri ne kemi mbi 9 mijë shtretër në dispozicion përfshirë edhe spitalet jo publike të cilat janë vënë në dispozicion të situatës sipas skenarëve që kemi planifikuar”- u shpreh Manastirliu.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img