BallinaAktualitetCovid-19Sa herë “u shpik” vaksina e COVID-19 sipas mediave shqiptare

Sa herë “u shpik” vaksina e COVID-19 sipas mediave shqiptare

Koronavirusi i ri COVID-19 ka mbi një muaj që është shfaqur zyrtarisht në Shqipëri. Megjithatë mediat shqiptare, kryesisht ato online kanë shkruar më herët dhe vazhdojnë të shkruajnë për gjetjen e vaksinës ndaj virusit.

Shkurt

Edhe më parë se në Shqipëri të identifikoheshin rastet me koronavirusine ri, ajo çfarë po ndodhte përtej kufijve tanë, në Kinë apo Itali i kishte joshur mjaftueshëm mediat për të publikuar artikuj se gjoja ishte gjetur vaksina kundër tij. Tituj të ekzagjeruar, misteriozë, shoqëronin shkrime që flisnin për  zbulimen e vaksinës. Jemi në prill dhe ende nuk kemi një konfirmim për një vaksinë të zbuluar që të jetë certefikuar nga institucionet shëndetësore dhe që të jepet për përdorim masiv.

Aludimet e para ishin për në Shtetet e Bashkuara, por lajmi për “shpikjen” e vaksinës vazhdon se “kompania pretendon se e ka shpikur”.

“Faktoje” ju njeh me dy nga tituj e muajit shkurt të lajmeve që raportonin për gjetjen e vaksinës.

 Mars

Muaji me më shumë raportime për zbulimin e vaksinës ka qenë padyshim marsi, teksa në Shqipëri shënohej kulmi i pandemisë.

Një nga rastet ishte ai i Irakut, ku u raportua se në fakt ishte gjetur vaksina. Ky lajm u shpërnda edhe nga një imam i njohur në Shqipëri, postimin e të cilit shumë media e ribotuan.

 

Rasti tjetër ishte ai i Londrës ku disa media online raportuan për një lajm “fantastik”. Lajmi vijonte se “shkencëtarët besojnë se janë pranë zbulimit të vaksinës”.

Prill

Edhe muaji prill ka pasur lajme rreth zbulimit të mundshëm të vaksinës.

Lajmi i parë ishte se vaksina po gjendej në Ëuhan, nga ku u raportuan rastet e para të COVID-19. Lajmi në një nga portalet shqiptare vijon se “shkencëtarët pasi kanë testuar vaksinën tek njerëzit kanë shpresë se janë në rrugë të mbarë”.

Lajmi tjetër lidhet me rastin e Izraelit ku pretendohej se plazma e personave të shëruar ka përmirësuar shëndetin e dy personave të tjerë të prekur me koronavirus. Në fakt nuk ka raport zyrtar për gjetje të vaksinës në Izrael dhe në asnjë vend të botës ende. Të gjitha raportet serioze flasin për laboratore apo universitete që po bëjnë ende punë kërkimore dhe se nuk dihet ende se kur vaksina do të përdoret.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img