BallinaBurokraciNdryshimi i koordinatorëve në MIE lë pa përgjigje kërkesat për informacion për “Rrugën e Arbërit”

Ndryshimi i koordinatorëve në MIE lë pa përgjigje kërkesat për informacion për “Rrugën e Arbërit”

Ndryshimi i koordinatorëve për të Drejtën e Informimit, po bëhet shkak që kërkesat për informacion drejtuar institucioneve të mbeten pa përgjigje. Faktoje iu drejtua Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës me një kërkesë për informacion mbi përfundimin e rrugës së Arbrit, por pas skadimit të afatit ligjor dhe pas ankimimit te Komisioneri, ky i fundit përgjigjet se ankimimi nuk mund të shqyrtohet për arsye se kordinatorët ishin larguar nga puna. Kjo e thellon edhe më shumë problemin me vonesat dhe moskthimin e përgjigjeve nga institucionet.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një intervistë televizive më 18 shtator 2020 ka deklaruar rruga e Arbërit do të përfundonte para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Të jesh i sigurtë se para zgjedhjeve do të përfundojë rruga e Arbërit”-tha Spiropali.

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të kësaj deklarate duke ju referuar deklaratës së ministrës Spiropali. Si fillim bëmë një vëzhgim në rrugën e Arbërit më 5 mars, për të parë se si po ecnin punimet dhe në cilën fazë është zbatimi i këtij projekti.

                                                                          Rruga e Arbërit, 5 mars 2021

                                                                      Rruga e Arbërit, 5 mars 2021

                                                                             Rruga e Arbërit, 5 mars 2021

                                                                            Rruga e Arbërit, 5 mars 2021

Faktoje, në datë 18 mars iu drejtua me një kërkesë zyrtare për informacion Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku e pyeste se në cilën fazë është zbatimi i projektit dhe kur pritet të përfundojë.

            Kërkesë për informacion drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, 18 mars 2021

Pas kalimit të afateve që parashikon ligji “Për të drejtën e informimit”, Faktoje e ankimoi mosdhënien e informacionit nga Ministria e Infrastrukturës në Zyrën e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit.

                                         Ankimimi te Komisioneri për të Drejtën e Informimit

Nga Komisioneri na erdhi kjo përgjigje:

“Në përgjigje të ankesës tuaj regjistruar me Nr. 632 prot., datë 02.04.2021, sqarojmë se, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Zyra e Komisionerit”), pas verifikimit të dokumentacionit, konstaton se kërkesa për informacion me datë 18.03.2021 drejtuar Autoritetit Publik/Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është depozituar në e-mail-in e ish-koordinatorit për të drejtën e informimit etleva.shore@infrastruktura.gov.al, adresë kjo e mbyllur sipas informacionit të dhënë nga koordinatori i ri për të drejtën e informimit pranë këtij autoriteti.”

Për sa më sipër, kjo ankesë nuk mund të vijojë të shqyrtohet.

                                 Përgjigjja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit, 8 prill 2021

Ndryshimi i shpeshtë dhe në mënyrë të vazhdueshme të kordinatorëve për të drejtën e informimit të institucioneve të ndryshme ka bërë, që të kemi vonesa në marrjen e informacionit nga institucione publike, ndërsa të dhënat në portalin “Pyet Shtetin” nuk janë të përditësuara çka krijon një problem edhe në punën tonë në redaksi.

Rikujtojmë se ligji 119/2014 “Për të drejtën e informimit” detyron institucionet shtetërore dhe jo vetëm, që të kthejnë përgjigje për informacion, jo më vonë se 10 ditë punë nga marrja në dorëzim e kërkesës.

Lexo: https://faktoje.al/rama-brenda-muajit-qershor-do-asfaltohen-10-kilometrat-e-pare-te-segmentit-3-ne-rrugen-e-arbrit/

https://faktoje.al/bashkite-vonojne-informacionin-shkak-edhe-ndryshimi-i-koordinatoreve/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img