.

.

BallinaFaktometerPa kategoriMësimi "online", sfida e përbashkët nxënës-prindër-mësues

Mësimi “online”, sfida e përbashkët nxënës-prindër-mësues

Mbyllja e shkollës, si një nga masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka krijuar një problematikë të re për nxënësit, prindërit dhe vetë mësuesit. Këto 4 javët e fundit, mësimi “online” u ofrua si mënyra për të qëndruar “i lidhur” me shkollën në kohën e izolimit, nga Ministria e Arsimit. Si po përjetohet kjo situatë nga prindërit apo mësuesit, dhe ato ka rezultuar ajo efikase dei më sot?


Shqipëria, njëlloj si vendet e tjera të botës, në këtë kohë pandemie, arsimin po e  mbështet tek mësimi onine. Më herët “Faktoje” publikoi një material video përmes të cilit shfaqte disa nga problemet që hasin nxënësit, siç është, mësimnxënia, aksesi në internet, interneti i pamjaftueshëm apo mospërputhja e teksteve shkollore me shpjegimin në Radio Televizionin Shqiptar.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka kryer një pyetësor online me rreth 320 mijë prindër, nxënës dhe mësues për ecurinë e mësimit në këtë formë, përgjigjet e të cilit kryesisht janë pozitive, sa i përket efikasiteti.

“Faktoje” kontaktoi disa prindër dhe mësues, të cilët ngrenë shqetësimet e tyre lidhur me mësimin online.

Çfarë i shqetëson prindërit?

Problemi kryesor që ngrenë prindërit është pamundësia për të ndihmuar fëmijët në shpjegimin e mësimit të ri dhe plotësimin e detyrave. Pavarësisht  videove në kanalin e youtubit, shpjegimeve të transmetuara në RTSH, apo shpjegimin e mësuesit të lëndës, për prindërit mbetet sfidë, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të vazhdueshme.

“Përpiqem shumë të bëj një shpjegim të dytë, pas videove ose audiove të dërguara nga mësuesi i lëndës, por nuk mund t’i ndihmojë ashtu siç duhet fëmijët e mi. Ëhatsappi nuk pushon gjatë gjithë kohës dhe nuk arrij të kuptoj detyrat e secilit fëmijë, me keqardhje pranoj se në fund dorëzohem dhe i lë fëmijët të mësojnë vetë, aq sa të munden”, Bruna. P 38 vjeç, nëna e tre fëmijëve përkatësisht në klasën e katërt, shtatë dhe klasën e nëntë.

Ky problem është ngritur edhe nga shumë prindër të tjerë që ne kontaktuam. Ndërkohë, në raportin e publikuar nga ministria e Arsimit, pjesa më e madhe e prindërve, pranojnë se mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre.

Raporti i ministrisë së Arsimit

Shqetësime të tjera që ngrënë prindërit janë përthithja e informacionit të ri nëpërmjet mjeteve teknologjike; moskoordinimi i lëndëve, provimet online etj.

Sfidat e mësuesëve në mësimin online

Të  mësuarit online është një risi edhe për mësuesit, të cilët janë në “krye të detyrës”, nëpërmjet pajisjeve teknologjike.

“Faktoje” bisedoi me me dy mësuese, Arditën e cila jep lëndën e Matematikës në sistemin parauniversitar dhe Linditën e cila është mësuese e Gjuhës Shqipe në ciklin 9-vjeçar. Për të dyja mësimi online është sfilitës dhe nuk jep rezultatet që ato presin, pavarësisht punës së të dyja palëve nxënës-mësues.

Është shumë e vështirë të shpjegosh ushtrimet matematikore nëpërmjet internetit. Si lëndë ekzakte që është, do shumë përqndrim dhe punë nga të dyja palët. Pavarësisht videove të mija shpjeguese por edhe videove në youtube apo RTSH, në fund të ditës nxënësit më duken shumë të paqartë”- i tha “Faktojes” mësuesja e matematikës Ardita U, 33 vjeçe.

Nga ana tjetër në sondazhin e kryer për mësimin online, nga Ministra e Arsimit, rreth 50 përqind e mësuesve pohojnë se u pëlqen ndërveprimi me nxënësit në formë elektronike.

Mësuese Lindita e Gjuhës Shqipe, thotë për “Faktoje” se ka dy nivele angazhimi nga ana e nxënësve. Së pari janë nxënësit që mësojnë gjithmonë, të cilët edhe në mësimin online janë shumë të angazhuar. Dhe së dyti janë nxënësit që janë gjithmonë pasivë dhe mësimi online nuk jep rezultat.

“Kush është nxënës i mirë dhe që studion, ka një angazhim maksimal për plotësimin e detyrave dhe nisjen e tyre në formë korrekte. Këta nxënës nuk ngurrojnë të bëjnë vazhdimisht pyetje sa herë që kanë paqartësi. Në anën tjetër janë nxënësit që kanë të njëjtën sjellje, si në klasë ashtu edhe nëpërmjet mësimit online,”- Lindita D, 32 vjeç.

Në raportin e ministrisë së Arsimit, gjejmë se rreth 90% e mësuesve janë dakord/shumë dakord se janë të kënaqur me angazhimin e nxënësve.

Duket se mësimi online do të vazhojë për një kohë të pacaktuar, nisur edhe nga urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë publikuar së fundmi për shtyrjen e hapjes së shkollave dhe kposhteve, deri në përfundim të gjendjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Nxënësve, mësuesve dhe prindërve do t’u duhet të përshtaten me mësimin online dhe të përballen me sfidat në këto kohë pandemie.

ANXHELA RUCI

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img