BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookProdhimi i ëmbëlsirave keqintepretohet si ngjyrosje artificiale e mollëve

Prodhimi i ëmbëlsirave keqintepretohet si ngjyrosje artificiale e mollëve

Video e prodhimit të ëmbëlsirave po shpërndahet në vendin tonë si pamje e prodhimit artificial të mollëve në Kinë. Verifikimi i Faktoje tregon se ato janë thjesht produkte të ëmbla që përgatiten dhe dhurohen për festa.

Video të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendojnë se janë pamje nga prodhimi artificial i mollëve në një fabrikë në Kinë.

“Një mollë në ditë largon doktorin’ – thuhet. Nuk përcaktohet e kuqe apo e verdhë…”-shkruajnë me ironi përdorues në rrjetet sociale.

Në video shihen disa punëtorë në një kompani prodhuese, duke ngjyrosur me të kuqe disa produkte të verdha që në pamje të parë duken si mollë të vërteta. Nëpërmjet aludimeve të ngritura, po tentohet të krijohet panik të qytetarët mbi cilësinë e produkteve, ndonëse nuk jepet asnjë informacion i saktë se çfarë janë realisht ato pamje.

Faktoje vendoi të bëjë një verifikim, fillimisht nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove dhe videove, ku konstatuam se video i përket dhjetorit të vitit 2021. Në fakt shihet se ato nuk janë mollë të vërteta, por artikuj të përgatitur për festa me çokollatë, në formën e këtij fruti. Në videon e gjatë shihet se mbi paketimin e tyre shkruhet: “Gëzuar Krishtlindjet”.

Teksa po kërkonim më shumë detaje mbi videon, një foto e ngjashme e një produkti të tillë të kuq, në forme molle të paketuar u shfaq në një faqe online kineze, të quajtur “Taobao”.

Kjo faqe interneti e përshkruan artikullin si “Karamele kreative me çokollatë në formë molle për të dashurin dhe të dashurën”. Kinezët i dhurojnë këto karamele si dhurata për Krishtlindje apo Shën Valentin për të dashurit e tyre. Këto karamele me mollë me çokollatë janë të disponueshme në të gjitha faqet e internetittregtisë online kineze.

Gjithashtu, në një nga faqet e internetit, shihet qartë se çfarë fshihet brenda mollës me çokollatë.

Pra, video në fjalë tregon procesin e prodhimit të çokollateve në formën e një molle dhe jo mollë artificiale, siç thuhet në publikimet e shpërndara në rrjetet sociale. Artikulli është verifikuar edhe nga kolegë të tjerë të verifikimit të fakteve.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img