BallinaPertejIzolimi i detyruar nga pandemia dhe shtimi i rasteve të dhunës në familje

Izolimi i detyruar nga pandemia dhe shtimi i rasteve të dhunës në familje

EDIT NIKOLLI

Dhuna në familje gjatë izolimit të detyruar për shkak të pandemisë, pësoi rritje. Izolimi në shtëpi iu shtua listës së faktorëve që kanë ndikuar edhe më herët në rritjen e këtij fenomeni, siç janë varfëria, abuzimi me alkoolin, etj. Gratë dhe vajzat vuajnë kryesisht këtë fenonemen. Nga të dhënat zyrtare për tre muajt e fundit, dhuna brenda mureve të shtëpisë, pësoi rritje dhe për shkak të rrethanave të krijuara, e bëri të pamundur garantimin e mbrojtjes së viktimave.


Pavarësisht nismave për ashpërsim të masave dhe ligjeve, dhuna në familje është një fenomen shumë i përhapur dhe po shenon rritje të rasteve nga viti në vit. Kryesisht, viktima të dhunës janë gratë dhe vajzat edhe pse në shumicen e rasteve gjykata u ka caktuar urdhër mbrojtjeje.

Izolimi në shtëpi për shkak të pandemisë Covid-19 nuk e ndaloi këtë fenomen, por përkundrazi, ndikoi negativisht duke e rritur dhunën në familje gjatë muajve të fundit.

Analiza e veprës penale “Dhuna në familje” muaji prill, burimi: Ministria e Brendshme

Referuar periudhës Prill 2016 – Prill 2020, sipas analizës së INSTAT, rastet e dhunës në familje kanë shënuar ulje vetëm në vitin 2017, për t’u rritur në mënyrë konstante gjatë periudhës në vijim, edhe pse me luhatje të lehta në shifra.

Në Prill të vitit 2020 janë shënuar 6.6 raste më pak të dhunës në familje aq sa është mesatarja e muajve Prill të viteve 2016-2020, por rahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë është shënuar rritje me 1.1 për qind.

“Dhuna në Familje”, në muajin Prill 2020 ka pasur rritje me 6.7 për qind në krahasim me muajin Mars 2020.

Analiza e veprës penale “Dhuna në familje” muaji maj, burimi: Ministria e Brendshme

Referuar grafikut analizues për periudhën Maj 2016 – Maj 2020, rastet e dhunës në familje kanë shënuar nivelin më të lartë në Maj 2020 me 127 raste. Në këtë periudhë rezulton që dhuna në familje të ketë pësuar rritje me 32.3 për qind në krahasim me muajin Prill 2020. Më e rënduar paraqitet situata në muajin qershor, sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme.

Analiza e veprës penale “Dhuna në familje” muaji qershor, burimi: Ministria e Brendshme

Në muajin Qershor 2020 ka pasur rritje me 25.2 për qind në krahasim me muajin Maj 2020

L.N, 35 vjeçe, e cila është e papunë, tregon se periudhën izolimit të detyruar e përjetoi shumë keq.

Në atë periudhë filloi dhuna, debatet e vazhdueshme me burrin. Ndërkohë mungesa e institucioneve të hapura për t’iu kërkuar ndihmë, pamundësia për të komunikuar me telefon, ishin arsyet pse duhet të heshtja. S’dija çfarë të bëja. Nuk druhesha për jetën time, por gjithë frika ime ishte tek fëmijët, aq sa mendoja të dilja nga  izolimi dhe t’i drejtohesha  të parës portë që do më hapej, por as kjo nuk ndodhi. Kjo situatë zgjati për muaj të tërë dhe nuk pati asnjë zgjidhje. Tani jam në proces divorci dhe jetoj me femijet e mi – i tha 35-vjeçarja Faktojes.

E pyetur nga “Faktoje” sociologia Entela Binjaku jep këtë opinion:

Dhuna në familje është një fenomen që po rritet dhe që fatkeqesisht po e godet gruan përswri. Aktualiteti shqiptar është i mbushur me statistika, që përshkallëzohen nga  gratë e vrara, e deri ato të dhunuarat, nga gratë e shfrytëzuara e deri tek ato që fyhen përditë. Krimet brenda familjes shpesh godasin gruan. Abortet e larta selektive flasin për parapëlqime që e lënë jashtë gjininë femërore. Shqipëria ka njohur ndryshime të pozitës së gruas, por ende në të shumtën e herëve pohimet që i takojnë një shekulli më parë, mbeten aktuale. Pavarësisht hapave të bërë përpara, diskriminimi është një koncept i pranishëm.  Format e diskriminimitt janë të ndryshme por në thelb kanë një emërues të përbashkët që është: përjashtimi apo refuzimi

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img