BallinaBurokraciBashkia Tiranë, moskoordinim brenda institucionit për kthim përgjigjeje

Bashkia Tiranë, moskoordinim brenda institucionit për kthim përgjigjeje

ANDI BORA

Një kërkesë për informacion, dërguar Bashkisë Tiranë nga Faktoje me datë 24 tetor, ende nuk ka marrë një kthim përgjigje.

Me datë 7 nëntor komunikuam me sektorin përgjegjës për kthimin e përgjigjes, pasi afati zyrtar kishte kaluar me dy ditë dhe na u tha shprehimisht se përgjigjja e kërkesës ishte përcjellë nëpërmjet shërbimit postar në adresën e ‘’Faktoje’’.

Megjithatë, kjo përgjigje ende nuk ka ardhur dhe jo si pasojë e ndonjë gabimi të kryer nga ana e shërbimit postar, por për shkak të moskoordinimit brenda institucionit të Bashkisë Tiranë.

Me datë 9 nëntor, na kontaktuan nga Bashkia Tiranë, sektori përgjegjës për trajtimin e kërkesës sonë sipas specifikave të pyetjeve dhe na thanë që sapo kishte mbërritur kërkesa e dërguar nga “Faktoje” duke na dhënë një pjesë të përgjigjes nëpërmjet komunikimit me celular.

Logjikisht, sektori për kthimin e përgjigjes dhe sektori për trajtimin e kërkesës nuk janë koordinuar, ose mund të thuhet krejt e kundërta; që sektori i kthimit të përgjigjes gënjen duke thënë që përgjigja është përcjellë me shërbimin postar.

Sot jemi në ditën e 20-të të pritjes për kthimin e përgjigjes. Në rast të kundërt, do t’i drejtohemi Komisionerit për të Drejtën e Informimit për ta ankimuar vonesën e përgjigjes, si pasojë e shpjegimit të bërë më sipër.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img