BallinaPremtimeVeliaj: Brenda shtatorit nisim Terminalin në zonën perëndimore të qytetit

Veliaj: Brenda shtatorit nisim Terminalin në zonën perëndimore të qytetit

KLEVIS PALOKA

“Javën tjetër nisim Terminalin e Autobuzëve interurbane në zonën perëndimore të qytetit që zgjidh përfundimisht hyrje-daljet në Tiranë dhe lidhjen multi-modale me bus/bici/taxi në pjesën tjetër të qytetit!”.

Kështu premtonte kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në twitter në 21 shtator të këtij viti.

Faktoje vendosi që të verifikonte këtë premtim që kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë që në shtator. Nga një vëzhgim i bërë në vendin ku priten të fillojnë punimet për terminalin perëndimor rezulton se punimet nuk kanë nisur akoma edhe pse jemi në muajin Nëntor. Në foto shihet qartë që nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga Bashkia Tiranë sepse vendi është i mbushur me mbeturina dhe më një ndërtesë e cila ka mbetur e pambaruar.

 

Duke qënë se jemi në muajin Nëntor dhe punimet akoma nuk kanë nisur për ndërtimin e Terminalit e Autobuzëve interurbane në zonën perëndimore të Tiranës, premtimin e Veliajt sipas të cilit punimet do të nisnin që në fundin e muajit shtator do ta kategorizojmë si Premtim të Pambajtur.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img