BallinaFaktometerPa kategoriAlbana Vokshi: 133 mijë fëmijë kanë braktisur sistemin shkollor katër vitet e fundit

Albana Vokshi: 133 mijë fëmijë kanë braktisur sistemin shkollor katër vitet e fundit

INVA HASANALIAJ

Fillimi  i këtij viti të ri shkollor është shoqëruar me deklarata të shumta politike, si nga ana e opozitës ashtu edhe e mazhorancës. Mbyllja e disa shkollave ose siç e quan ndryshe Ministria e Arsimit, krijimi i disa klasave kolektive, ka çuar në reagime dhe kundër reagime e  deklarata nga më të ndryshmet nga të dyja palët politike në vend.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi në një deklaratë për shtyp reagoi pak kohë më parë në lidhje me situatën e shkollave në vend. Sipas saj 133 mijë nxënës kanë braktisur shkollën në 4 vitet e fundit.

“Në vend të mashtrimit, duke përdorur klasat kolektive, Lindita Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës” – tha Vokshi në datën 5 shtator 2018.

Pas kësaj deklarate “Faktoje” komunikoi me deputeten Albana Vokshi për të mësuar burimin e shifrave të sipërcituara. Sipas saj këto të dhëna janë marrë nga INSTAT (Instituti i Statistikave) dhe po sipas saj, ato mund të aksesohen lehtë edhe nga ne si gazetarë.

Menjëherë komunikuam me INSTAT përmes një kërkese për informacion për të mësuar numrin e nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjeçar dhe numrin e atyre të cilët kanë braktisur këtë arsim.

Përgjigjja që morëm nga ky institucion përmbante vetëm numrin e nxënësve të regjistruar por jo të atyre që e kanë braktisur shkollën. Po ashtu ata na orientuan te Ministria e Arsimit për të mësuar informacionin e munguar.

Të dhënat e dërguara nga INSTAT

Padyshim që hapi i radhës ishte komunikimi me Ministrinë e Arsimit e cila na vuri në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm. Si më poshtë kemi edhe të dhënat specifike nga viti 2008-të deri në 2018-të.

Sikurse shihet edhe nga të dhënat e dërguara nga ky institucion, numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën nga viti 2014-të deri në 2018- të është 7,259 nxënës. Megjithatë nga krahasimi i të dhënave të dërguara nga INSTAT dhe ato të Ministrisë së Arsimit për numrin e nxënësve që janë regjistruar në vitet përkatëse nuk ka përputhje. Duhet theksuar se të dhënat e INSTAT janë informacione të cilat vijnë nga Ministria e Arsimit.

Nisur nga kjo mospërputhje të dhënash “Faktoje” vendosi ta përcaktojë këtë deklaratë si “PA KATEGORI”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img