Pothuajse një javë përpara se të shembej Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mohoi të kishte një plan të afërt për prishjen e teatrit, ftoi artistët për të dhënë ide për godinën dhe deklaroi se trashëgimi e vërtetë e teatrit janë rekuizitat. Të treja deklaratat e kryebashkiakut u rrëzuan bashkë me teatrin.