BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëKush gënjen për përfundimin e argjinaturës së lumit Shkumbin?

Kush gënjen për përfundimin e argjinaturës së lumit Shkumbin?

Rehabilitimi i argjinaturës prej 6 kilometrash përgjatë lumit Shkumbin në segmentin Gosë-Ballaj u premtua nga kreu i bashkisë së Rrogozhinës në gusht të këtij viti.Interesimit të Faktojes për ecurinë e punimeve Bashkia e Rrogozhinës iu përgjigj se rehabilitimi ka përfunduar, por Minisitria e Bujqësisë pranon se ka mbaruar vetëm 4 nga 6 kilometra kanë përfunduar.  

Patris Pustina

Në 30 gusht të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, postoi në Facebook foto nga punimet për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Shkumbin. Rehabilitimi i argjinaturës së lumit Shkumbin bëhet me qëllim mbrojtjen e tokave bujqësore dhe banesave nga përmbytja. Në postimin në Facebook të kryebashkiakut Memolla, pohohet se projekti është në fazën e dytë dhe po punohet për rehabilitimin e 2.3 km nga 6 km total. Projekti, sipas kryebashkiakut, mbështetet pjesërisht edhe nga Ministria e Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural (MBZhR).

Postimi i kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla, më 30 gusht 2022

Me afrimin e sezonit të shirave, në 16 shtator 2022, “Faktoje” i dërgoi kërkesa për informacion Bashkisë Rrogozhinë dhe Ministrisë së Bujqësisëpër t’u interesuar mbi përparimin e punimeve për këtë projekt. Konkretisht, pyetëm nëse ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturës së lumit Shkumbin, përgjatë segmentit Gosë-Ballaj.

Përgjigjet që morëm nga dy institucionet ndryshonin nga njëra-tjetra. Ndërsa Bashkia Rrogozhinë u përgjigj se “rehabilitimi i argjinaturës së lumit Shkumbin ka përfunduar plotësisht,” Ministria na bën me dije se është rehabilituar vetëm 4 km nga 6 km në total.

Përgjigja e Bashkisë Rrogozhinë kërkesës për informacion nga Faktoje

Përgjigja e Ministrisë se Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkesës për informacion nga Faktoje

“Faktoje” udhëtoi drejt Bashkisë së Rrogozhinës për të bërë një verifikim në terren, më 5 tetor.

Nga vëzhgimi i “Faktoje”, përgjatë lumit Shkumbin mungonte argjinatura, pendët apo pritat për mbrojtjen e tokave nga përmbytja.

Për referencë, argjinaturat e lumenjve duken si në fotot më poshtë, marrë nga interneti.

Shembull i argjinaturës së një lumi, foto nga ATSH

 

Brigjeve të lumit Shkumbin u mungonin struktura të tilla që parandalojnë përmbytjen, siç duket në fotot më poshtë, kapura nga verifikimi në terren i “Faktoje”.

Lumi Shkumbin përgjatë segmentit Gosë-Ballaj në Bashkinë Rrogozhinë, 5 tetor 2022 

Lumi Shkumbin përgjatë segmentit Gosë-Ballaj në Bashkinë Rrogozhinë, 5 tetor 2022

Lumi Shkumbin përgjatë segmentit Gosë-Ballaj në Bashkinë Rrogozhinë, 5 tetor 2022

Kështu, përpara sezonit të reshjeve, lumi Shkumbin mbetet një rrezik për tokat bujqësore të Bashkisë Rrogozhinë. Ndërkohë që Bashkia Rrogozhinë pretendon se premtimi për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Shkumbin në segmentin Gosë-Ballaj është përmbushur, Ministria e Bujqësisë, dhe verifikimi i “Faktoje” në terren provoi të kundërtën. Si rrjedhojë, ky premtim vlerësohet si i pambajtur.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img