BallinaAktualitetCovid-19Hapja e aktiviteteve e shërbimeve, në bare ‘harrohen’ rregullat

Hapja e aktiviteteve e shërbimeve, në bare ‘harrohen’ rregullat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojties Sociale Ogerta Manastirliu lajmëroi përmes një statusi në rrjetin social Facebook zgjerimin e fashave orare dhe hapjen e një seri aktivitetesh dhe shërbimesh, por në të njëjtën kohë ajo kërkoi më shumë vigjilencë nga qytetarët për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Pas publikimit të këtij plani “Faktoje” shkoi në terren për të verifikuar masat e marra kryesisht në bare/restorante apo hapësirat publike sportive. Në pjesën më të madhe  të bareve dhe restoranteve nuk ishte respektuar distanca.

Hapësirat publike për ushtrimin e sportistëve kishin mbledhur shumë qytetarë të cilët stërviteshin të pa shqetësuar për respektimin e distancimit social që kërkohet nga autoritetet.

 

Pamje nga Liqeni artificial

Po ashtu rrugët, parqet  apo tregjet ishin mbushur me qytetarë të cilët nuk shqetësoheshin  për distancën.

 

Për sa i përket muzeve dhe bibliotekave pavarësisht  hapjes ato ende nuk e kishin nisur aktivitetet, megjithatë në hyrjen e yure ishin të vendosura masat që të gjithë qytetarët duhet të merrnin përpara se të hynin.

“Faktoje” shkoi në disa gjimnaze në kryeqytet, pas njoftimin për rinisjen e procesit mësimor për 31 mijë maturantë në të gjithë vendin. Më herët Ministri e Arsimit kishte paralajmëruar marrjen e masave për ruajtjen e distancës dhe respektimin e rregullave të parandalimit të Covid-19 për javët e procesit të mbetur mësimor për maturantët.  Disa prej gjinazeve që vëzhguma ishin “Andon Zako Çajupi”, “Petro Nini Luarasi” “Ismail Qemali”

Ne arritëm të merrnim pamjet në mjediset e jashtme të gjimnazeve ku ishin vendosur shenjat për ruajtjen e distancës.

Edhe në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër po ashtu ishin vendosur  këto shenja.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img