BallinaPertejTransporti publik rrezikon të mos rinisë në 15 qershor, paralajmërojnë operatorët 

Transporti publik rrezikon të mos rinisë në 15 qershor, paralajmërojnë operatorët 

Njoftimi i Ministrisë së Transporteve për rinisjen e aktivitetit të transportit publik nuk është konsultuar paraprakisht sipas përfaqësuesve  të këtij sektori, i cili më herët kishte paraqitur 4 kërkesa në lidhje me përballimin e kostove në kushtet e krijuara nga pandemia e Covid-19. Kreu i  DPSHTRR Blendi Gonxhe ka deklaruar se do rimbursohet  30% të shpenzimeve që do të kenë operatorët e transportit publik, por përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Publik mohojnë të kenë pasur njoftim apo konsultim për këtë çështje. Çfarë do të ndodhë në 15 qershor me këtë sektor jetik për më shumë se 200 mijë qytetarëve vetëm në Tiranë!

—————————————————————————————————————————————–

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëroi hapjen e Transportit Publik më 15 qershor, duke respektuar protokollin e miratuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ky lajmërim ka sjellë pakënaqësi tek Shoqatat e Transportit Publik, të cilat më herët kishte paraqitur disa kushte për rifillimin e aktivitetit.

“Faktoje” kontaktoi përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, të cilët paralajmëruan se nëse nuk plotësohen 4 kushtet e paraqitura institucioneve përgjegjëse, transporti publik nuk do të rinisë ditën e hënë më 15 qershor, siç ka njoftuar ministria.

Përfaqësuesit e shoqatës i thanë Faktojes se nuk është bërë asnjë konsultim për rifillimin e qarkullimit më 15 qershor, por vendimi është marrë  nga autoritetet shtetërore pa u konsultuar më parë me ta. Pas bisedës me shoqatën e transportit, Faktoje kërkoi informacion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugorpor(DSHPTRR), por ende nuk kemi një përgjigje zyrtare.

Në një një intervistë për A2News, Blendi Gonxhe kreu i DPSHTRR tha se po punohet për rimbursimin e rreth 30% të shpenzimeve që do të kenë operatorët e transportit publik.

“Kostot po diskutohen, janë marrë të gjitha parasysh dhe është menduar që rreth 30% të një kostoje që nuk do ta justifikojë vetë  transporti publik, të ketë një suport”

Por këtë deklaratë, përfaqësuesit e shoqatës së transportit publik të kontaktuar nga Faktoje, e hodhën poshtë me argumentin se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar apo konsultim paraprak për mbulimin e kostove dhe procedurën sesi do të vijohet që nga 15 qershori.

Linjat e transportit publik, sipas përfaqësuesve të shoqatës kërkojnë një periudhë përgatitore përpara rifillimit të qarkullimit, pasi mjetet nuk kanë qenë në funksion prej tre muajsh, gjë që përkthehet në kosto shtesë. Kësaj kostoje i mbivendosen edhe pagesat për siguracionet dhe dezinfektimin e autobusëve.

Një tjetër shkelje që shoqata ngriti është edhe funksionimi me 70% të kapacitetit. Në një autobus në pikën më kulmore të lëvizshmërisë, minimalisht do të qarkullojnë 70 pasagjerë, në 24 metër katror, çka e bën të pamundur ruajtjen e distancimit prej 1.5 metrash mes pasagjerëve, ashtu siç udhëzojnë autoritetet shëndetësore.

Më 10 qershor, Shoqatat e transportit publik lajmëruan mbajtjen e një marshimi përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për të kërkuar edhe një herë plotësimin e 4 kushteve, sipas tyre janë të panegociueshme për rinisjen e aktivitetit më 15 qershor.

Lexo edhe artikujt:

https://faktoje.al/mungesa-e-transportit-publik-pengoi-rikthimin-e-studenteve-ne-auditore/

https://faktoje.al/kryeministri-rama-deri-ne-fund-te-muajit-do-kemi-strategjine-e-re-per-transportin-publik/

https://faktoje.al/transporti-urban-i-paralizuar-ne-tirane-perse-nuk-ndjekim-dot-modelin-e-italise/

https://faktoje.al/hapja-graduale-e-aktiviteteve-po-transporti-urban/

https://faktoje.al/transporti-publik-ne-tirane-nje-torture-per-qytetaret/

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img