BallinaPertejReforma e Arsimit të lartë dhe shpenzimet që nuk justifikojnë cilësinë

Reforma e Arsimit të lartë dhe shpenzimet që nuk justifikojnë cilësinë

EDIT NIKOLLI

Kanë kaluar 5 vite nga miratimi i ligjit për Arsimin e Lartë dhe 2 vjet nga protesta e dhjetorit 2018, pas së cilës u dakordësua pakti për Universitetet. Megjithatë, studentët shprehen të pakënaqur me shërbimet dhe kriteret që ofrojnë Universitetet publike, që sipas një sondazhi bazuar tek të dhënat e portalit U-transparenca, kanë bërë shpenzime marramendëse për paga  dhe shërbime por jo për të rritur cilësinë e mësimdhënies. Kjo e fundit, sipas ekspertëve mbetet në nivel mesatar ashtu si disa vite më parë.


Protesta e studenteve në dhjetor të vitit 2018, shumëkujt i solli në mendje protestën e dhjetorit të vitit 1990, që solli ndryshime rrënjësore për vendin.

Një ndër arritjet e protestës së 2018-s ishte amendimi përmes marrëveshjes qeveri-studentë, i ligjit për reformën në arsimin e lartë, i miratuar që në vitin 2015.

Por, a kemi sot një reformë për arsimin e lartë që përmbush standarded dhe kërkesat e studentëve?

Ligji për arsimin e larte solli një sërë ndryshimesh në arsim, duke përcaktuar kriterin e notës mesatare për pranimin e studenteve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë.

Kriteri i mesatares mund të ndikojë në raportin mësimdhenie- mësimnxënie apo edhe sjelljen ndaj një vlerësimi real të dijes në arsimin parauniversitar.’- citohet në ligj.  Ajo çfarë ky ligji synonte ishte krijimi i mekanizmave të qendrueshëm të kontrollit akademik dhe financiar, apo rritja e cilësisë dhe shërbimeve studentore të universiteteve publike.

Në protestën e 2018-s, studentët paraqitën disa kërkesa.

                                                            Kërkesat e studenteve në protestën e 2018-s

Nga këto pika, një pjesë u miratua dhe u zbatua. Por ende ka shumë problematika me të cilat studentet vazhdojnë të përballen çdo ditë. Edhe pse shpenzimet e universiteteve janë tashmë publike, në portalin universitar, shpenzimet financiare të universiteteve nuk u përshtaten nevojave të studentëve dhe pedagogeve. Të paktën kështu dëshmohet në raportin e Qëndresës Qytetare.

Edhe pse studentët vazhdojnë të jenë larg auditorëve, që nga viti i kaluar, fillimisht për shkak të termetit të 26 nëntorit dhe më pas nga pandemia Covid-19, shpenzimet ishin të konsideruëshme dhe të shpërndara më së shumti në shërbime plotësuese, sesa në kërkime shkencore.

           Raporti i shpenzimeve te universiteteve për një vit, burimi: Qendresa Qytetare

Shumë universitete shpenzojnë për shërbime printimi, siç raportohet në portalin U- transparenca. Përshembull, universiteti i Durrësit ka shpërndarë vetëm për një vit 35 mijë euro për këtë shërbim, ndërkohë që shumë studentë shprehen për “Faktoje” se printimet e materialeve mësimorë i bëjnë me shpenzimet e veta.

A.L student për Teknologji Informacioni në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiushprehet për Faktoje:

“Qëkur kemi filluar universitetin dhe deri më tani, leksionet e printuara i marrim në qendra private, jashtë universitetit. Gjithashtu edhe në degët të tjera ku unë kam miqtë e mi ndodh po e njëjta gjë”.

Pavarësisht se ligji për arsimin e lartë përshin uljen e tarifave studimore dhe lehtësira për kategori të caktuara sociale, sot rezulton e kundërta.

Tarifa për studentet bachelor varion nga 35-40 mijë lekë të reja dhe për studentet master, tarifa është trefish më e lartë, 75 mijë lekë të reja.

Edhe në vitin 2019 studentët protestuan duke këmbëngulur për 4 kërkesat drejtuar Ministrise së Arsimit.

1-Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2- Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3- Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4-Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit.

                                      Thirrja e studenteve për të protestuar, 2019

Sipas studentëve të intervistuar nga Faktoje, kërkesat u plotësuan në mënyrë gjysmake.

K.L, nga qyteti i Lezhës thotë:

“Studimet i kam filluar në universitetin e Tiranës, kemi tarifa të cilat nuk kanë justifikuar asnjë lloj shërbimi nga universitetet, literatura nuk ka ndryshur për vite më radhë dhe duhet të ishte përshtatur më atë që ne kemi paguar”.

L.E, ka mbaruar studimet për gazetari. Ajo shprehet:

Mosfunksionimi i bibliotekave është një problematikë e madhe, ne si studentë kemi marrë vetëm leksione në auditore. Puna kërkimore në biblioteka tek universitetet, është e cunguar dhe madje e munguar”.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike shprehet:

Ligji për arsimin e Lartë supozohej të ishte jo vetëm një reformë në universitete dhe arsim, por sidomos në kërkimin shkencor dhe madje ky ishte fokusi kryesor, rendi drejt cilesisë, krijimi i sistemit autonom dhe prodhimi i shkencave në Shqipëri. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, por produkti i mësimdhënies dhe cilësia, vazhdojnë të jenë në nivele mesatare, siç ka qënë më përpara.”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img