BallinaFaktometerPa kategoriA janë të nevojshme testet serologjike në Shqipëri?

A janë të nevojshme testet serologjike në Shqipëri?

Prej së hënës, 20 prill në Shqipëri po kryhet edhe testimi serologjik. Personeli shëndetësor, policia dhe “grupet e rrezikuara” si më të ekspozuarit ndaj rrezikut për t’u prekur nga “Covid-19” do t’i nënshtrohen këtij testi. Por sa efikas mund të jetë testimi serologjik, ndërkohë që ka dështuar në disa vende?

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” më 18 prill njoftoi nisjen e testimeve serologjike.

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është testimi serologjik, i cili do të nisë pikërisht nga grupet e rrezikuara, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri. Në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT janë siguruar aktualisht 6 mijë teste, që janë disponibël. E gjithë struktura e laboratorit e çertifikuar është e ngritur për të filluar këtë testim të ri”,” – u shpreh Manastirliu.

 

Drejtorja e sektorit të promocionit në Institutin e Shëndetit Publik, Gentjana Qirjako për “Euronews Albania”, të hënën më 20 prill dha edhe detajet mbi testet serologjike dhe mënyrën se si do procedohet.

Testet serologjike janë teste që konsistojnë në një analizë gjaku. Synimi kryesor i tyre është të tregojnë nëse një person ka krijuar antitrupa pasi COVID-19 ka hyrë në organizmin e tij. Janë teste që lejojnë të kuptohet se si është situata e infeksionit në vend. Nëse një person ka antitrupa, presupozohet se ai është i mbrojtur edhe pse nuk dihet saktësisht për sa kohë zgjat qëndrimi i antitrupave. Kryhet si një test i zakonshëm gjaku, por ka si synim zbulimin e antikorpeve”, tha Qirajko.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë i sheh si “të paefektshme” testet serologjike.

Shumë shtete sugjerojnë përdorimin e testeve të shpejta serologjike për të kapur atë që ata mendojnë se do të jetë një masë imuniteti. Për momentin, ne nuk kemi asnjë provë se përdorimi i testeve serologjike mund të tregojë nëse një individ ka imunitet apo është i mbrojtur nga riinfektimi,” deklaroi OBSh nga Gjeneva.

 

Britania e Madhe pagoi 20 milionë dollarë, testimi serologjik dështoi.

Britania e Madhe bleu me një vlerë totale prej 20 milionë dollarësh rreth 3 milionë teste, të cilat nuk dhanë asnjë rezultat.

Edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë për RTV Ora, të hënën më 20 prill, u shpreh se në disa vende testimi serologjik ka dështuar.

 

Testimi serologjik është shumë i rëndësishëm, por është i rëndësishëm kur e njohim sëmundjen, e dimë se çfarë ka ndodhur më parë dhe ka këto rezultate. Në të gjitha vendet studimi serologjik ka filluar diku dhe po fillon në vendet e tjera. Studimi serologjik ka dy faza, një që tregon infeksionin nëpërmjet IGM-ve, që nëse gjendet IGM në këtë test atëherë do të thotë që i je akoma në fazën e infektimit. Nëse ka IGG do të thotë që e ke kaluar sëmundjen dhe ke krijuar antitrupa. Por puna është tek testet që janë bërë, sa të sakta janë. Ka shumë teste serologjike të kryera nga laboratorë të ndryshëm. Në këto testet që janë bërë ka pasur shumë raste false,” – u shpreh Brataj.

Brataj theksoi gjithastu edhe riskun që vjen si pasojë e dështimit të testit serologjik.

Ajo është më e rrezikshme. Nëse unë jam pozitiv, bëj një serologjik dhe më thotë që nuk je pozitiv dhe unë iki i qete, duke qenë bartës është shumë më e rrezikshme. Prandaj kolaudimi i këtyre testeve është i rëndësishëm. Prandaj dhe vendet e tjera që i kanë provuar disa herë kanë pasur false dhe janë të shqetësuar. Edhe në do të fillojmë me kujdes këtë javë, por detyrimisht ajo do të jetë e lidhur me tamponin sepse mund të na shpëtojë vatra infeksioni që rrezikojnë më shumë,” – theksoi Brataj.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img