Faktet nxisin kërkimin e të vërtetës.  Edukimi i brezit të ri për identifikimin e lajmeve të rreme dhe filtrimin e informacionit të saktë është shumë i rëndësishëm për të rinjtë sot, që mënyrën e informimit e kanë kryesisht nga mediat online.

29 të rinj nga Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ishull-Lezhë”,  u njohën me parimet kryesore të gazetarisë si mënyrë për të filtruar informacionin e vlefshëm e të saktë nga ai i rremë (fake news) me qëllime dezinformimi apo keqinformimi.

Ndikimi që media, sidomos ajo online, ka në jetët e tyre u theksua edhe nga vetë të rinjtë prezent, që shprehen se media ndikon dhe në mënyrën si ndërtojnë perceptimin mbi ngjarjet që ndodhin në shoqëri.

3 mentorë profesionistë, shtjelluan metodologjinë e mbrojtjes nga lajmi i rremë, kriteret dhe struktura që përbëjnë një artikull serioz, si dhe shembuj praktikë për të dalluar lajmin e bazuar nga gënjeshtra mediatike.

Pjesë e rëndësishme e ëorkshop-it ishte roli që luajnë elemëntët vizualë si fotografia dhe videoja si bashkë-shoqëruese dhe shpesh herë si përcjellëse kryesore e lajmit.