BallinaEdukimi mediatik në komunitetet lokale në ShqipëriMë shumë mundësi studimi e pune në Europë nxisin të rinjtë të lënë Shqipërinë

Më shumë mundësi studimi e pune në Europë nxisin të rinjtë të lënë Shqipërinë

Flavjana Marku

Më shumë mundësi për studime dhe më pas për t’u punësuar i nxisin të rinjtë shqiptarë të lënë Shqipërinë për të emigruar në vende të ndryshme të Europës. Shumë prej tyre janë në kërkim të mundësive më të mira për veten për shkollim, ndërsa burimet dhe mundësitë e kufizuara në Shqipëri i lënë ata të pakënaqur dhe i nxisin të largohen.

Termi “një jetë më e mirë” përfshin një gamë të gjerë faktorësh që i detyrojnë shqiptarët të largohen. Emigrimi ka anët pozitive dhe negative të tij, është ëndërr dhe zhgënjim njëkohësisht.

Intervistat me nxënës të shkolles “Karl Gega” – Balldre treguan se rreth 80 për qind e tyre duan të largohen nga vendi. Një pjesë e madhe e të rinjve thanë se mundësitë janë më të mira jashtë vendit, ndaj edhe ata preferojnë të largohen.

“Unë e shoh të ardhmen time larg këtij vendi”, thotë Dani, duke shtuar se e ndjen  si detyrë të ndihmojë familjen dhe të ardhurat janë më të mira jashtë.

Jola thekson se “jashtë shtetit, pagat janë më të mira dhe gjithkush do të donte të shpërblehej financiarisht”.

Shkolla e mesme është koha kur ata duhet të vendosin për studimet në vazhdim dhe të ardhmen e tyre.  Eshtë pikërisht kjo kohë shumë prej tyre nisin të planifikojnë për t’u larguar drejt vendeve të tjera.

Një prej mësueseve të shkollës theksoi se: “që të evitohet emigracioni, zgjidhja e parë duhet te vijë nga politika, e cila duhet të krijojë shpresë për një të ardhme më të mirë”.

“Së dyti, janë punëdhënësit me ndryshimin e strategjisë së tyre. Njerëzit sot presin të kenë një pagë që t’u mundësoje atyre një standard normal të jetës. Sigurisht që nuk mund të presin të njëjtën pagë si në Gjermani, por respektin dhe dinjitetin njerëzor në vendin e punës e meritojnë të gjithë”, sqaroi mësuesja e shkollës “Karl Gega”.

Organizata Fact Checking Faktoje dhe ekipi i H.A.N.A, po zbatojnë projektin “Edukimi
mediatik në komunitetet lokale në Shqipëri” në kuadër të PËRBALLJE: Përpjekje e shoqërisë
civile për të konsoliduar lirinë e medias dhe për të luftuar dezinformimin dhe propagandën
e urrejtjes në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Ky botim u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është
përgjegjësia e vetme e organizatës Faktojes dhe jo domosdoshmërisht pasqyron opinionin eBashkimit Europian.’

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img