BallinaPertejPastrimi i parave, "shtigu" i korrupsionit që nuk po mbyllet

Pastrimi i parave, “shtigu” i korrupsionit që nuk po mbyllet

Shqipëria konsiderohet vend problematik për sa i përket pastrimit të parave. Raporti i Moneyval për vitin 2019 e riktheu Shqipërinë në “listen gri” të vendeve me nivel të lartë të riskut të pastrimit të parave. Mungesa e mekanizmave parandalues, efektivitetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional renditen ndër arsyet kryesore të përkeqësimit të situatës. Ministrja e Financave, Denaj deklaroi se mangësitë më thelbësore të konstatuara nga Moneyval iu përkasin prokurorive dhe gjykatave. Por a e përjashton kjo përgjegjësinë e pushtetit qendror në mossuksesin në këtë luftë?


Më 21 shkurt 2020, Shqipëria u rikthye në “listën gri” të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Task Forca Financiare e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës, argumentoi se Shqipëria kishte problematika të shumta lidhur me zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Pas raportit të Moneyval, reagoi ministrja e Financave, Anila Denaj.

Mangësitë më thelbësore të konstatuara iu përkasin organeve jashtë Ekzekutivit, prokuroritë dhe gjykatat, tha ajo.

Referuar raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, për vitin 2019 ka shënuar ulje si numri i hetimeve nga Prokuroritë në gjithë territorin për veprën penale të pastrimit të parave.

Sipas raportit janë regjistruar në total 236 procedime për këtë grup veprash penale, 12.2 për qind më pak se në vitin 2018, ndërsa numri i të pandehurve të regjistruar është ulur me 18 për qind, për të njëjtën pereiudhë. Raportohet edhe reduktim i numrit të të dënuarve për këtë vepër nga gjykata në masën 18,52 për qind, sërish në krahasim me vitin 2018.

Në total për vitin 2019, rezultojnë 22 të dënuar për këtë grup veprash penale, 13 prej të cilëve të dënuar për  Përvetësimin e parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në konferencën ndërkombëtare “Transparenca e pronësisë së përfituesit”, organizuar nga Këshilli i Evropës, më 31 tetor 2018 u shpreh se vendi po përparonte në luftën ndaj pastrimit të parave.

Forcimi i bashkëpunimit me partnerët tanë në rajon si dhe me organizatat ndërkombëtare, në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit është një tjetër drejtim në të cilin jemi fokusur dhe ku kemi pasur rezultate të mira, u shpreh Gjonaj.

Gjonaj argumentoi se vendimi i qeverisë për moslejimin e lojrave të fatit prej 1 janarit 2019, ishte dëshmi e dëshirës për të luftuar pastrimin e parave.

Gjonaj argumentoi se vendimi i qeverisë për moslejimin e lojrave të fatit prej 1 janarit 2019, ishte dëshmi e dëshirës për të luftuar pastrimin e parave.

Gjonaj argumentoi se vendimi i qeverisë për moslejimin e lojrave të fatit prej 1 janarit 2019, ishte dëshmi e dëshirës për të luftuar pastrimin e parave.

Një tjetër hap i rëndësishëm në drejtim të masave që ka marrë qeveria shqiptare lidhet me lojërat e fatit. Në çdo raport ndërkombëtar, sektori i lojërave të fatit, ka një rrezikshmëri të shtuar në fushën e pastrimit të parave të rrjedhura nga aktiviteti kriminal. Për të treguar edhe angazhimin që ne kemi në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria ka ndërmarrë një masë të jashtëzakonshme, duke mbyllur pothuajse të gjitha lojrat e fatit, duke filluar nga data 1 janar 2019, shtoi Gjonaj.

Por, edhe pse prej 1 janarit 2019, Qeveria mbylli lojrat e fatit, raporti i MONEYVAL si dhe ai i Prokurotit të Përgjithshëm raportojnë për klimë të përkeqësuar në luftën ndaj pastrimit të parave.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës dhe ekspert ekonomie, Selami Xhepa argumenton se Shqipëria ka institucione delikate në kontrollimin e pastrimit të parave.

Në vendet me institucione të dobëta dhe ku funksionimi shtetit ligjor është problematik, pastrimi parave është një aktivitet që ndodh rëndom. Raporti i fundit i Moneyval e la vendin tonë në statusin e vendit që duhet të mbikëqyret në mënyrë të zgjeruar, duke shprehur rezerva serioze për kapacitetet tona institucionale për të kontrolluar parandalimin e pastrimit të parave, u shpreh Xhepa.

Edhe se Shqipëria vijon të firmosë marrëveshje me institucione ndërkombëtare në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave, fenomeni vijon të shfaqet problematik.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img