BallinaPertejLegjitimimi i kriptomonedhave dhe rreziku i pastrimit të parave

Legjitimimi i kriptomonedhave dhe rreziku i pastrimit të parave

Shqipëria bëhet vendi i tretë në Europë që legjitimon përdorimin e kriptomonedhave. Por a është Shqipëria e gatshme për ndërmarrjen e një nisme të tillë, kur ekonomia shfaq ende probleme me informalitetin dhe vendi është rikthyer në listën gri të pastrimit të parave?


Pas Francës dhe Maltës, Shqipëria u bë vendi i tretë në Europë që legjitimon përdorimin e kriptomonedhave. Të enjten, Kuvedi miratoi me miratoi me 88 vota pro, 16 kundër dhe 3 abstenim projektligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, i cili legjitimon kriptomonedhat, apo siç quhen monedhat virtuale.

Legjitimimi i kriptomonedhave u hodh si ide nga kryeministri Edi Rama më 19 tetor 2018.

Po shikojmë mundësinë e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutat që është një risi shokuese në botën e sotme, deklaroi Rama.

Ideja u risoll në vëmendje nga ish- kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, më 23 prill 2019.

 

Por çfarë janë kriptomonedhat dhe tregjet që operojnë përmes teknologjisë “blockchain”?

Në seancën plenare të 21 majit, Parlamenti miratoi projektligjin mbi “Tregjet financiare të mbështetura në teknologjinë e  regjistrave të shpërndarë” ose tregjet që operojnë përmes teknologjisë “blockchain”.

Tregu ndërkombëtar i kriptomonedhave, disa prej operatorëve operativë

E konsideruar si shpikja me e madhe teknologjike pas internetit, blockchain është zbatuar për herë të parë pas krizës financiare në vitin 2008. Blockchain-i fillestar u krijua si një mënyrë pagesash alternative për të shmangur përdorimin e institucioneve tradicionale financiare, që asokohe prej papërgjegjshmërisë së tyre, e kishin çuar të gjithë botën drejt kolapsit financiar.

Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veprojë si mjet pagese.

A është ky momenti i përshtatshëm për legjitimimin e kriptomonedhës?

Eksperiti i ekonomisë, Preçi e sheh me skepticizëm miratimin e një nisme të tillë.

Jemi një ndër vendet më shkallën më të lartë të informalitetit, korrupsionit dhe nivelit të pastrimit të parave.Gjithashtu, jemi ndër vendet më shkallën më të ulët të pavarësisë së instituconeve, çka mund të përkthehet në dalje jashtë kontrolli të situatës”, shprehet Preçi.

Edhe për ekspertin e ekonomisë, Pano Soko Shqipëria nuk është e përgatitur për ndërmarrjen e një hapi të tillë.

“Jemi në një situatë ku 50,000 biznese nuk kanë llogari bankare. Mos të kesh llogari bankare dhe të miratosh kriptomonedhën është absurd. Është një nismë e parakohshme”, deklaroi Soko në një intervistë në “Ëake Up”.

Cilat janë rreziqet më të mëdha pas miratimit të legjitimimit të kriptomonedhave?

Për ekspertin e skonomisë Pano Soko, legjitimimi i kriptomonedhave rrit rrezikun për përdorimin e saj nga krimi.

“Përdorimi i monedhave virtuale shton riskun e informalitetit si dhe moskontrollimin e aseteve kriminale”, deklaroi Soko.

Për ekspertin e ekonomisë, Preçi nisma është e nxituar dhe mund të sjellë problematika të shumta.

Legjitimimet duhet të ndodhin në momentin që ne kemi një farë sigurie se institicionet mund ta kontollojnë. Po flasim për një treg tërësisht të pavarur, i cili bëhet shumë i vështirë për t’u menaxhuar”, shprehet Preçi.

Për ekspertët e konomsë, pas skemave piramidale të vitit 1997, te borxhi publik i fshehur sipas raportit të KLSH për vitin 2019, kriptomonedhat priten të jenë dështimi i radhës në ekonominë shqiptare.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img