BallinaAktualitetCovid-19Vlora para popullimit nga pushuesit dhe masat ndaj covid-19

Vlora para popullimit nga pushuesit dhe masat ndaj covid-19

Rreziku nga Covid-19 ende nuk ka kaluar edhe pse shifrat zyrtare tregojne për ulje nivelit te infektimit. Ndërkohë autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit, i cili sipas OBSH mund të rikthehet me një valë të fuqishme gjatë vjeshtës dhe dimrit. Faktoje bëri një vëzhgim në qytetin e Vlorës, ku ende nuk ka nisur piku i frekuentimit nga pushuesit.

 

Në Vlorë janë shënuar vetëm 5 të prekur nga Covid-19 dhe asnjë rast vdekje nga ky virus, që prej shpalljes së pandemisë. Ky qytet është konsideruar zonë e gjelbër nga autoritetet, por kjo nuk e përjashton nga detyrimi për të zbatuar masat parandaluese ndaj koronavirusit. Sipas raportit  të  INSTAT në 2019 për vitin 2017, përqindjet më të larta të udhëtimeve të kryera për qëllimin “Pushime dhe kohë e lirë” janë regjistruar në Vlorë (35 %), ndonëse ky vit parashikohet me kufizime për shkak të mbylljes së kufijve, turizmi i brendshëm nuk do të mungojë. Faktoje bëri një vëzhgim mbi masat shtese të vendosura në disa prej pikave të ofrimit të shërbimit ku ka më shumë popullim, duke nisur nga baret që ndodhen në zonën e Lungomares. Vërtejtëm se ruajtja e distancimit social nuk respektohej si nga bizneset ashtu dhe nga vetë qytetarët .

 

 

Edhe pse ky qytet  bën pjesë në hartën e qyteteve të gjelbra rregullat  për parandalimin e përhapjes nuk ndryshojnë, megjithatë grupinet me nga 4 apo më shume persona në tavolinë duket se janë te pashmangshme.

 

 

Listës së aktiviteteve që u rihapën javën e kaluar ishin bibliotekat dhe muzetë. Në Vlorë në hyrje të muzeut të Pavarësisë na informuan se për të hyrë brenda duhet të ishim të pajisur me maska dhe dorashka. Turi ofrohej pa ciceron si rregull i ri për shkak te pandemisë. Ky muze  sipas të dhënave  të Bashkisë Vlorë zakonisht përpara vizitohej çdo ditë  nga dhjetra vizitorë, pjesa më e  madhe  qytetarë të Kosovës.

 

 

Biblioteka e qytetit “Shevqet Musaraj” edhe pse kishte një urdhër për rihapje qëndron i mbyllur, pa asnjë lajmërim për arsyen. Kjo bibliotekë numëron rreth 4000 anëtarë të cilët në një vit kalendarik qarkullojnë rreth 35 mijë libra.

 

 

Tregu i fruta-perimeve i zhvendosur tashmë përpara zonës së sahatit të qytetit dukej se i respektonte masat për parandalimin e virusit. Në hyrje të tij bëhet dezinfektimi për çdo qytetar që hynte për të bërë blerje .

 

 

Përballë çdo stende ishin vendosur pikat e verdha për ruajtjen e distancës, rregull që mbetet në ndërgjegjen e qytetarëve për t’i respektuar.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img