BallinaFaktometerPa kategoriNjë muaj nga nisja e vitit akademik, studentët të pakënaqur me mësimin online

Një muaj nga nisja e vitit akademik, studentët të pakënaqur me mësimin online

EDIT NIKOLLI

Aktivistët e lëvizjes për universitetin përpara 2 javësh, zhvilluan një pyetësor online mbi ecurinë e vitit akademik dhe problematikat që hasin studentët që nga nisja e tij. 70 për qind e studenteve të anketuar iu përgjigjën pyetësorit duke e vlerësuar shumë keq, vendimin për zhvillimin e mësimit online, ndërkohë që Ministrja e Arsimit pohon të kundërtën.


Ministrja e Arsimit Evis Kushi, më 24 nëntor deklaroi se “Universitetet janë të përgatitura për ta përballuar mësimin online dhe për sa i takon pjesës teknologjike dhe programeve nga dita në ditë, situata në universitete po përmirësohet”.

Por shumë studentë janë shprehur kundër kësaj formë mësimi, që sipas tyre ndikon negativisht në procesin studimor, por edhe në aspektin ekonomik.

                                             Pyetësor për mësimin online

Aktivistet e lëvizjes për Universitetin pyetën rreth 300 studentë për zhvillimin e mësimit online, i cili erdhi si vendim vetëm 3 ditë para fillimit të vitit të ri akademik. 70 për qind e studenteve të anketuar u përgjigjen shumë keq.

Kjo pakënaqësi u shfaq edhe me protestën e zhvilluar para ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, që u mbajt në 2 nëntor dhe dy ditët në vijim.

                                                  Pyetësor për mësimin online

Studentet janë pyetur nëse kanë patur internet në shtëpi apo oferta në telefon para mësimit online dhe 50 për qind janë përgjigjur “jo”.

                                                  Pyetësor për mësimin online

Përveç pakënaqësive për zhvillimin e mësimit online, studentët thonë se kanë hasur vështirësi të shumta edhe me platformat online që universitetet kanë vendosur.

                                                 Pyetësor për mësimin online

30 për qind e studenteve mendon se metoda më e përshtatshme për zhvillimin e mësimit online janë video- leksionet dhe 30 për qind e tyre mendojnë se mënyra më e mirë janë video-takimet ose ndërlidhja student-pedagog.

                                               Pyetësor për mësimin online

Kur ka kaluar 1 muaj nga nisja e vitit akademik online, studimi virtual mbetet një mënyrë që nuk preferohet nga studentët, të paktën nga shumca e atyre që i janë përgjigjur pyetësorit.

                                                         Pyetësor për mësimin online

Studentët janë pyetur nëse janë të qartë rreth mënyrës së zhvillimit të mësimit online dhe kryeson se “të qartë” janë vetëm rreth 9 për qind, ndërsa aspak të qartë mbi 30 për qind e studenteve.

Një faktor shumë i rëndësishëm për të gjithë studentët është ekonomia dhe ndikimi i karantinës gjatë përiudhës së pandemisë. 40 për qind janë përgjigjur “jashtëzakonisht” dhe 22 për qind janë përgjigjur “shumë”.

                                             Pyetësor për mësimin online

Rreth 50 për qind e studenteve janë përgjigjur se kanë wi-fi në shtëpi dhe pjesa tjeter, rreth 30 për qind se kanë të aksesueshem mësimin onlinë përmes ofertës në telefon.

A.B studente e Inxhinierisë së ndërtimit shprehet:

“Nuk kam marrë pjesë në pyetësorin online, por për mua si studente e Inxhinierisë së ndërtimit është jashtëzakonisht e vështirë, sepse ne kemi lendë ekzakte, shumë projekte nuk mund t’i bëjmë pa shkuar fizikisht në shkollë”.

Më datë 23 nëntor është marrë vendimi se mësimi do vijojë të zhvillohet online për universitetet deri në një vendim të dytë, duke qenë se shifrat e infektimeve nga pandemia Covid-19 vazhdojnë të rriten.

Eksperti i çështjeve të arsimit, Ndriçim Mehmeti në një intervistë televizive dha këtë opinion për zhvillimin e mësimit online:

Neni 60 i ligjit 80, 2015, përcakton dy lloje mësimesh, nuk përcakton tjetër. Përcakton mësim me kohë të plotë dhe mësim me kohë të zgjatur. Në prill duhej të ishin marrë masat për të investuar nëpër shkolla për këtë situatë pandemie. Pse nuk u hapën universitetet, sepse nuk kishim kushte higjeno-sanitare dhe nuk ishin kushtet për të përballuar masat anti-Covid”-shpehet Mehmeti.

Për mësimin online në Universitete ka reaguar dhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, në një interviste televizive, sesi po vijon mësimi online dhe cilat janë ankesat e pedagogeve dhe studenteve.

“Ka shumë vërejtje nga të gjitha grupet, si nga pedagogët, ashtu dhe studentët, të cilët nuk janë duke u aksesuar në mënyren e duhur,duke shënuar një pjesëmarrje të ulët në këto orë mësimi. Por ka dhe shumë pedagogë të cilët e kanë të pamundur të aksesojnë këto format e reja”- tha Qiraxhi.

Në fund të nëntorit aktivistët e Lëvizjes për Universitetin zhvilluan një peticion duke kërkuar Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, internet falas për studentet. Të gjithë studentët duhet të kenë bazat e nevojshme për të ndjekur leksionet. Gjithashtu krahas gjithë këtyre pagesave kjo ndikon në barrën ekonomike të gjithësecilit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img