BallinaPertejSafet Gjici, biznesmeni miliarder që do të drejtojë Kukësin

Safet Gjici, biznesmeni miliarder që do të drejtojë Kukësin

ANXHELA RUÇI & KLEVIS PALOKA

Safet Gjici është kryebashkiaku i sapozgjedhur i Kukësit dhe pritet të drejtojë këtë bashki për 4 vitet e ardhshme. Që nga marsi i vitit 2014 deri në maj të 2015-s ai ka mbajtur funksionin e Prefektit të Qarkut Kukës. Safet Gjici njihet si biznesmen i suksesshëm dhe zotëron aksione në disa kompani si “ EuroGjici Security”, “Kevin Construksion” dhe “Futboll Klub Kukës” .

Burimi fillestar i të ardhurave të Safet Gjicit ka qenë puna e tij si truprojë në Gardën e Republikës dhe kambizmi.

Pasuria e Safet Gjicit përpara marrjes së detyrës si Prefekt Qarku

Në skedën e pasurisë Safet Gjici ka deklaruar një sërë pronash të cilat i zotëron në Tiranë, Kukës e Golem si dhe shpenzimet e bëra për mobilimin e disa prej apartamenteve të tij.

Pasuritë të paluajtshme dhe pasuri të tjera të deklauara

-Shtëpi 3-katëshe me vlerë 5.400.000 lekë

-4 Apartamente me vlerë totale 304.040 euro

-Garazh me vlerë 45.424 euro

-Tokë në Kukës 400 m2 me vlerë 102.000 lekë

-Ullishtë në Tiranë 500 m2 më vlerë 200.000 lekë

-Makinë me vlerë 8.789,50 franga zvicerane

-Ka shpenzuar 6.000.000 lekë për mobilimin e vilës në Tiranë dhe apartamentet në Golem

Përpara se të merrte postin publik, Gjici ka deklaruar se zotëronte aksione në tre kompani të ndryshme. Në dy kompani ai zotëron aksione 100 %, ndërsa në Klubin e Futbollit të Kukësit zotëron aksione në masën 87.5 %.

Kompanitë në zotërim dhe aksione

 

Safet Gjici ka deklaruar se ka pasur gjendje 100.000 euro dhe një llogari bankare me vlerë 188.431.297 lekë.

Pasuria e familjarëve

Pak ditë përpara së të merrte postin e Prefektit të Qarkut Kukës, Safet Gjici  u ka dhuruar fëmijëve të tij një shumë  të konsiderueshme në llogaritë e tyre bankare.

Sipas deklaratës së pasurisë, secilit prej 3 djemve u ka hapur nga një llogari bankare në vlerën 4.402.680 lekë ndërsa në llogarinë bankare të hapur për vajzën, Gjici ka depozituar 2.164.860 lekë, ose thuajse gjysmën e vlerës së djemve. Bashkëshortja e të zgjedhurit në krye të bashkisë së Kukësit, është pronare e një bari në Tiranë ndërsa në llogarinë bankare deklaron 6.007.600 lekë.

Pas marrjes së detyrës si Prefekt i Qarkut Kukës

 Pas marrjes së detyrës si prefekt i qarkut Kukës me 27 mars 2014, Gjici ka dhuruar të gjitha aksionet që zotëronte tek “FK Kukësi”, “Kevin Contruksion” dhe “Euro Gjici Securiti” me vlerë totale 949.326.000 lekë.  

Në vitin 2014 Gjici deklaron se kursimet e tij ishin në vlerën e 2.000.000 lekë, të cilat i kishte në gjendje cash.

Gjatë kohës që ka mbajtur postin e Prefektit Gjici ka përfituar nga paga 769,339 lekë, ndërsa si të ardhura nga interesat bankare për vitin 2014 ka përfituar 4.536.586 lekë.

Për vitin 2015, të vetmet pasuri të deklaruara janë të ardhurat nga paga si Prefekt i Qarkut Kukës, 331.720 lekë dhe të ardhurat e përfituara nga interesat bankare për të njëjtën perudhë, në total kapin vlerën totale prej 9.729.426,6 lekë.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img