.

.

BallinaAktualitetCovid-19Golem, bizneset në bredget ‘thahen’ për turistë

Golem, bizneset në bredget ‘thahen’ për turistë

Golemi është një nga zonat turistike që po vuan mungesën e turistëve, sidomos atyre të huaj, që deri vjet siguronin punën me kapacitet të plotë të strukturave hoteliere, por edhe bizneseve të tjera. Nga një vëzhgim i “Faktoje” në këtë fillimkorriku u njohëm me një realitet krejt tjetër, ku ditët e javës personeli i bizneseve buzë detit qëndronte me sytë nga dera për ndonjë klient. Rënia drastike e pushuesve vihet re sidmos në ditët e javës, duke vënë në diskutim mbijetesën e këtij sektori.

—————————————————————————————————————————————–

Sektori i turizmit, që përballet me krizën e krijuar nga pandemia e COVID-19, po tregon se nuk  e ka të lehtë rimëkëmbjen, ndryshe nga çfarë ka shpresuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

“Shpresojmë që problematika të mbyllet brenda muajit prill dhe me shumë pozitivitet shpresojmë disa statistika brenda sezonit. Nuk do kapim dot shifrat e vjetshme, por ne kemi punuar që të rikuperojmë sa të mundemi këtë sezon.”- është shprehur ministri Klosi në fillim të muajit prill, kur vendi ishte ende nën masat drastike të kufizimit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Faktoje” shkoi në terren dhe bisedoi me përfaqësues të bizneseve në zonat turistike në Shëngjin dhe Golem, ku problemi thelbësor ka të bëjë me mungesën e turistëve.

Kujtimi, i cili ka nisur të ushtrojë aktivitetin e tij të biznesit në bregdet që prej 1992-it, këtë vit e cilëson ndër më të dobëtit që jo vetëm nuk i ka sjellë fitime, por po has vështirësi t’u paguajë rrogën punonjësve.

Mbyllja e kufijve me vendet e Bashkimit Europian ishte goditja e dytë dhe me efekte më afatgjata nga pandemia. Fillimi i korriku  një viti më parë i gjente të prentoruara më shumë se 50 dhoma të hotelit, nga turistë të ardhur nga Polonia, Skollvakia, Franca e Zvicra.

Në resortin “Elesio” me kapacitet akomodues prej 80 dhomash, bar, restorant dhe pishinë, më 1 korrik 2020 kishte të rezervuara vetëm 4 dhoma, ndersa nga 50 punonjës që kishte një vit më parë, sot ka vetëm 12.  E vetmja shpresë për këtë sezon turistik janë fundjavat, të cilat rikthejnë pak gjallërinë e pushimeve në bregdetin Adriatik.

Pavarësisht promocioneve dhe uljes së çmimeve, siç tregon sipërmarrësi, thithja e turistëve është në nivelet minimale. Në ndihmë u ka ardhur marrëveshja e qeverisë me bankat për uljen e këstit të kredisë, po gjithsesi për Kujtimin, të paguash 3 mijë euro në muaj në kohë pandemie, është shumë e vështirë.

Mungesa e turistëve kryesisht të huaj, ka efekt negativ edhe tek bizneset e zonës, të cilat punojnë 3 muajt e verës, për të përballuar jetesën treçerekun tjetër të vitit.

Pronari i një fast-foodi në afërsi të disa resorteve në plazhin e Golemit,  tha se vitin që kaloi kanë punuar në maksimumin e kapaciteteve, pasi dhe resortet ishin plot me turistë, ndërsa në 2020-n situata është krejt e kundërt.

Dy nga resortet që ndodhen pranë fast-foodit janë mbyllur, duke ndikuar drejtëpërdrejt në uljen e xhiros ditore të këtij biznesi. Nga 6-7 të punësuar që ishin vjet në korrik, sot puna përballohet lehtësisht nga vetëm 2 të tillë.

Shumica e restornateve që vëzhguam në Golem konfirmojnë për “Faktoje” se kanë punë vetëm gjatë fundjavës, ndërsa ditët e tjera aktiviteti bie në mënyrë drastike. Nga ana tjetër, shtimi i masave për parandalimin e përahpjes së COVID-19, u ka rritur shpenzimet.

Përgjatë bareve e restoranteve në Golem vëren se personeli që shërben në to është me sytë nga rruga, me shpresën se ndonjë klient do të hyjë, qoftë edhe për të konsumuar një shishe ujë.

“Faktoje” ka kërkuar në rrugë zyrtare numrin e bizneseve të hapura në vitin 2020 në zonat bregdetare, krahasuar me vitin 2019 por jem ende në pritje të një përgjigjeje.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img