BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFotot e Papës në festën e Vitit të Ri janë krijim i Inteligjencës Artificiale

Fotot e Papës në festën e Vitit të Ri janë krijim i Inteligjencës Artificiale

Papë Françesku nuk e shënoi ndërrimin e viteve duke u puthur në një festë të rinjsh. Imazhet që po qarkullojnë në rrjet janë të gjeneruara me anë të programeve AI.

——————————–

Në rrjet po qarkullojnë imazhe që tregojnë Papë Françeskun duke festuar ardhjen e Vitit të Ri me një puthje në mesnatë i rrethuar nga një grup të rinjsh. Foto shoqërohet me një postim që e lidh këtë “shthurrje” të Papës me lëvizjen e disa qytetarëve në rajonin e Deçanit, të cilët bënë publike disa muaj më parë një thirrje kundër indokrinimit fetar në Kosovë. 

Skeptikë, ne të Faktoje vendosëm të verifikojmë vërtetësinë e këtyre imazheve.


Me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se imazhet e mësipërme, ndër të tjera, janë postuar fillimisht në rrjet nga llogaria në Instagram hardaipics.

Sipas përshkrimit të kësaj llogarie, ajo poston “imazhe të forta të gjeneruara me AI,” ose programe të inteligjencës artificiale.

Foto e postuar fillimisht nga një llogari që poston imazhe të gjeneruara me AI

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img