Pa rrena

“Pa Rrena” – Podcasti ku e vërteta thuhet troç Si të dallojmë një lajm të rremë? Si të mbrohemi nga mashtrimet online? Çfarë ndodh kur dezinformimi prek shëndetin, financat, sigurinë apo vendimet tona të përditshme? “Pa Rrena” është podcasti i ri i Faktoje, i ndërtuar për të sjellë fakte të verifikuara, analiza të qarta dhe biseda të drejtpërdrejta mbi fenomenin e dezinformimit. Pa zbukurime, vetëm e vërteta, troç. Podcasti sjell histori reale, shembuj konkretë të mashtrimeve online, si dhe diskutime me ekspertë të fushave të ndryshme: teknologji, siguri kibernetike, ekonomi, shëndetësi, arsim, media. Qëllimi është i thjeshtë: të ndihmojmë publikun të kuptojë se si funksionon dezinformimi dhe si mund të mbrohemi prej tij. Sepse fakti është arma më e fortë kundër mashtrimit. #PaRrena #Faktoje #StopDezinformimit #MediaLiteracy #FakteJoRrena

Dëgjo Tani

Podcast-i i fundit

Shqipëria nën sulme çdo sekondë, FIMI besimi dhe demokracia

Manipulimi dhe ndërhyrja e informacionit të huaj (FIMI) është një sfidë e madhe për Shqipërinë, e cila pas sulmit masiv kibernetik të Iranit në...

Pse të moshuarit janë më të rrezikuar nga dezinformimi?

E ftuar: Prof. Asoc. Dr. Majlinda Keta Gazetare: Esmeralda Topi Në një kohë kur informacioni online është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë...

Shëndeti nuk blihet online

Kur flasim për varësinë nga telefoni dhe rrjetet sociale, zakonisht mendojmë për të rinjtë. Por edhe të moshuarit po kalojnë gjithnjë e më...