Çifti i ekzekutuar në Mekë jo për puthjen në xhami

Keqinterpretimi i dënimit të dy shtetasve bangladeshas nga Arabia Saudite

6

Pretendimi: Ky imazh tregon ekzekutimin e dy personave në Arabi Saudite, pas akuzave për keqbërje (një puthje në ballin e gruas së tij), akt të kryer brenda një xhamie në Mekë.Çifti i ekzekutuar në Mekë jo për puthjen në xhami

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

—————————————————————

Një imazh që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon ekzekutimin e dy individëve të identifikuar si Nazrul Islam Abdul Basir dhe Siti Akhtar në Arabi Saudite. Postimet pretendojnë se ekzekutimi ndodhi pas akuzave për keqbërje brenda një xhamie në Mekë, pasi burri kishte puthur gruan e tij në ballë.

postimi

Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme së Arabisë Saudite, të transmetuar nga Agjencia Saudite e Lajmeve më 14 tetor, thuhet se shtetasit bangladeshas Nazrul Islam Abdul Basir dhe Siti Akhtar u arrestuan, u akuzuan pas një hetimi dhe iu dërguan gjykatës. Gjykata i dënoi të dy me vdekje sipas parimit të *ta’zir*, një formë ndëshkimi që mbetet në diskrecionin e gjykatësit, ndryshe nga dënimet e përcaktuara në mënyrë fikse në tekstet fetare islame, për “veprime të pahijshme” që shkelën shenjtërinë e një xhamie në Mekë. Vendimi u la në fuqi dhe dënimi u ekzekutua po atë ditë në rajonin e Mekës, në bazë të një urdhri mbretëror.

Sipas mediave bangladeshase, një memo konfidenciale dërguar nga Konsullata e Përgjithshme e Bangladeshit në Jeddah më 18 tetor tregon se të dy emrat ishin tashmë në listën e të burgosurve sauditë që konsullata mori më 30 shtator. Nazrul u arrestua më 1 gusht 2023, sipas ligjit të Arabisë Saudite për krimin kibernetik. Gruaja, e listuar si “Suety Akhter”, u arrestua të nesërmen me një akuzë për tradhti bashkëshortore. Të dy punonin si pastrues për një kompani të quajtur Al Majal.

Megjithatë, imazhi i mësipërm nuk tregon pamje nga ekzekutimi i Nazrul and Akhter. Ai është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike me inteligjencë artificiale (AI).

Kjo konfirmohet edhe nga mjeti zyrtar i verifikimit të OpenAI, i cili identifikon imazhet e krijuara me inteligjencë artificiale përmes pranisë së teknologjisë SynthID. 

OpenAI

Rezultati konfirmoi se fotografia përmban një gjurmë SynthID me origjinë nga OpenAI, çka tregon se imazhi është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

SynthID është projektuar për t’i mbijetuar modifikimeve të zakonshme të imazheve, si prerja, ndryshimet e ngjyrave, fotografimi i ekranit apo kompresimi i skedarëve, duke e bërë të mundur gjurmimin e origjinës së përmbajtjes së gjeneruar.

Autoritetet e Bangladeshit thanë se nuk ishin informuar për ekzekutimin e dy shtetasve bangladeshas deri pasi ai kishte ndodhur. 

Kjo nuk është hera e parë që shtetas të huaj ekzekutohen nga autoritetet saudite.

Sipas Amnesty International, vendi ka ekzekutuar rreth 100 persona këtë vit, shumë prej të cilëve janë të huaj të dënuar për vepra penale që lidhen me drogën.