.

.

BallinaAktualitetCovid-19COVID-19 iu ndryshoi ngjyrën e lëkurës mjekëve? Cila është e vërteta

COVID-19 iu ndryshoi ngjyrën e lëkurës mjekëve? Cila është e vërteta

Fotografitë e dy mjekëve kinezë që i mbijetuan COVID-19 në Wuhan, Kinë, qarkulluan masivisht në rrjetet sociale dhe media në të gjithë botën para disa ditësh.

Pretendimi ishte se lëkura e tyre u kthye e zezë pasi u infektuan me koronavirusin e ri COVID-19.

Pretendimi rezulton të jetë i vërtetë, por ndryshimi i çuditshëm dhe i papritur i ngjyrës ishte vetëm i përkohshëm, raporton France 24-The Observers.

Kardiologu Yi Fan dhe urologu Hu Weifeng u prekën nga COVID-19 në fillim të vitit 2020. Të dy ranë në koma dhe u desh të mbaheshin në jetë me pajisjet e oksigjenit.

Më 18 Prill, Pekin TV, një media lokale kineze transmetoi një material që tregonte për dy mjekët të cilët ishin zgjuar nga koma, por lëkura e tyre ishte errësuar.

Këto foto u shpërndanë në WhatsApp, Facebook dhe Twitter, dhe disa media pretenduan se një nga efektet e COVID-19 është një ndryshim në pigmentimin e lëkurës.

A e ndryshon virusi Covid-19 ngjyrën e lëkurës?

Fenomeni i ndryshimit të ngjyrës së lëkurës nuk është i përhershëm. France 24 gjeti një video të re të Dr Yi Fan dy ditë pas transmetimit të lajmit fillestar.

Siç shihet edhe nga kjo foto, ngjyra e tij e lëkurës është rikthyer në atë që ishte më parë. Pra, kjo gjendje mjekësore ishte vetëm e përkohshme.

Dr An Chuc, mjeke në Paris dhe shefe e njësisë mjekësore-gjyqësore të grupit të spitalit Sud-Seine dha këtë shpjegim për dukurinë:

Ajo që mund të shohim në këto imazhe është në përputhje me ato që vëzhgojmë gjatë mosfunksionimit të mëlçisë në një pacient. Në realitet, lëkura nuk është e verdhë apo e zezë, por e errët. Kjo është ajo që ne e quajmë verdhëz. Ndikon gjithashtu në konjonktivin [një membranë në sy].Ndryshimi i ngjyrës është rezultat i funksionimit të mëlçisë që nuk është në gjendje të përpunojë mbeturinat. Shpesh kjo mund të shkaktohet nga kontraktimi i një sëmundje virale, kështu që në këtë rast mund të ishte shkaktuar nga Covid-19. Shpesh ndodh me hepatitin viral dhe mund të shkaktohet edhe nga helmimi nga ilaçet. Sidoqoftë, as unë dhe as kolegët e mi nuk e kemi parë ndonjëherë të ndodhë në atë masë”.

Edhe ekipet mjekësore kineze ia atribuan fenomenin e çuditshëm mosfunksionimit të mëlçisë.

Mosfunksionimi i mëlçisë mund të jetë rezultat i ilaçeve që pacientët po merrnin ose sepse virusi përkohësisht rriti nivelin e hekurit në gjakun e tyre, duke çuar në një ndryshim të përkohshëm të ngjyrës së lëkurës.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img