BallinaFaktometerE PavërtetëA është rendi dhe siguria në Shqipëri “në ditët më të mira” siç ministri i Brendshëm deklaron?

A është rendi dhe siguria në Shqipëri “në ditët më të mira” siç ministri i Brendshëm deklaron?

Rendi dhe siguria janë në parametrat më të mirë historik, kriminaliteti është në nivelin më të ulët, janë deklarata të përsëritura vazhdimisht nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë fillimvitit 2020. Por a përputhen këto deklarata me situatën në realitet? “Faktoje” bëri verifikime duke iu referuar statistikave të institucioneve dhe shifrat paraqiten ndryshe.


Krimi i organizuar dhe krimi në tërësi është ulur në mënyrë radikale në 7 vitet e fundit. Numri i vrasjeve është ulur 100 %  më pak, fakt publik i pakundërshtueshëm, deklaronte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjajtë seancës dëgjimore në Komisionin për Integrimin Europian më 9 mars 2020.

Postimi në Facebook i Sandër LLeshaj

Në fakt numri i vrasjeve nuk është ulur me 100 për qind, ashtu siç Lleashaj deklaroi, përkundrazi qëndron në shifra thuajse të njëjta vitet e fundit.

Shqipëria sot ka parametra të krahasueshëm të sigurisë me mesataret europiane në këtë fushë, argumentonte ministri Lleshaj në Kongresin e Partisë Socialiste më 29 shkurt 2020.

Por, si paraqiten parametarat e sigurisë dhe kriminalitetit në vend?

Në vitin 2019, janë evidentuar gjithsej 35.210 vepra penale, 2,2 % më shumë, krahasuar me vitin 2018. Në 2019-n, në raport me popullsinë, janë evidentuar 123,4 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 120,2 vepra që ishin në vitin 2018, thuhet në raportin e Institutit të Statistikave, INSTAT të publikuar të enjten.

Pra, veprat penale janë rritur me 2,2 për qind në raport me vitin 2018.

Veprat penale, 2019. Burimi: INSTAT

Në vitin 2019, janë regjistruar 43.045 autorë për vepra penale, 8,6 % më shumë, krahasuar me vitin 2018, theksohet në Raportin e INSTAT.

Autorët dhe veprat penale. Burimi: INSTAT

Trendin e përkeqësimit të kriminalitetit në vend e konfirmoi edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2019.

Gjatë vitit 2019, në organin e prokurorisë janë trajtuar 5.988 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 3,73 % në krahasim me vitin 2018. Janë ndjekur gjithsej 44 289 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 3,45 % në krahasim me vitin 2018, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme mbi kriminalitetin gjatë vitit 2019.

Shkatërrimi i pronës me anë të eksplozivit,si një ndër treguesit e kriminalitetit, evidentohet në trend rritës në Raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Shkatërrimi i pronës” për vitin 2019 është 4,45 %, ndërsa në vitin 2018 ky tregues ka qenë 4,1 %, thuhet në raport.

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme

Gjatë vitit 2019 janë rritur me 40 % krimet seksuale, janë shtuar pengmarrjet, si dhe ka 25 % më shumë banda kriminale. Në raport vihet re se vepra penale më e përhapur në Shqipëri gjatë vitit të shkuar është vjedhja e pasurisë, që përbën 31% të të gjithë veprave penale.

Ministri i Brendshëm, Lleshaj vijon të përsërisë se “kriminaliteti është ulur në nivelet historike”, por që nga marrja e detyrës në nëtor të 2018-s, referuar raporteve të INSTAT dhe Prokurorisë së Përgjithshme, gjendja nuk paraqitet aspak optimiste.

Deklaratat e ministrit të Brendshëm, Lleshaj lidhur me kriminalitetit në vend do t’i kategorizojmë si “Të pavërteta”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img