BallinaFaktometerE Pavërtetë"Cila dhunë policore?"

“Cila dhunë policore?”

E diela e kaluar shënjoi një ngjarje për t’u mbajtur mend, jo vetëm për shembjen e një ndërtese simbolike si ishte ajo e Teatrit Kombëtar. Ndërhyrja në orët e para të mëngjesit për shkatërrimin e teatrit u shoqërua nga kundërshti të protestuesve që u mbodhën gjatë ditës, ndërsa debati vijonte paralelisht dhe në rrjetet sociale. Në një koment në Facebook kryeministri Rama mohoi të kishte dhunë, por fotot dhe videot provojnë të kundërtën.

—————————————————————————————————————————————-

Protesta e mbajtur të dielën e 17 majit, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar solli përplasje me protestuesve dhe focave të Policisë.

Kryeministri Rama, megjithatë, dje duke iu përgjigjur komentit të një prej ndjekësve të tij në Facebook u shpreh i habitur kur ai i përmendi dhunën policore.

Cila dhunë policorë apo e ke me të dëgjuar nga televizori?- pyeti Rama ndjekësin.

Disa nga faktet që provojnë dhunën

  • Rasti “Mend Zavalani”

Mend Zavalani ishte një nga protestuesit e dhunuar.

Trupat e maskuara erdhën me terror duke tërhequr me dhunë e shtyrë të pranishmit. Në një moment pas videos ata u vërsulen mbi ne në mes të sheshit të teatrit, duke qenë në numër kaq më të madh, saqë vetë une kam marrë shumë goditje të forta dhe të njëpasnjëshme në kokë dhe në fytyrë nga disa persona, duke më rrëzuar e thyer syzet. Goditjet ishin aq të vazhdueshme saqë më kërrusën dhe ndieja vetëm kokën të mpirë dhe dhimbje në brinjë dhe qafë. Një grusht i fortë në syrin e majtë më errësoi shikimin dhe nga veshi i djathtë gjaku më rridhte deri në xhup, teksa trupat policore më tërhiqnin drejt makinës së tyre”, shkroi ai ndër të tjera pas ngjarjes në Facebook.

Në foto: Mand Zavalani, marrë nga profili i tij në Facebook

  • Djali goditet me shkelm në bark nga Policia

Kjo foto e shkrepur nga Reuters tregon protestuesin e shtrirë në tokë që goditet nga një prej efektivëve të Policisë.

Fotoja bëri xhiron në disa media në vend dhe ato botërore që raportuan për protestën.

Rasti është kapur edhe në video.

https://www.facebook.com/andi.vrapi.14/videos/pcb.2841054675949613/2841054229282991/?type=3&theater

  • Rasti “Lela”

Një nga të dhunuarit ishte edhe gazetari Alfred Lela. Kjo foto tregon për mënyrën se si reagoi Policia e Shtetit kur ai ndërhyri për të ndaluar marrjen nga Polica të njërës prej protestuesve.

Në foton pasuese tregohet se si gazetari Lela tërhiqet me dhunë dhe përplaset në tokë, aty ku Policia i vë edhe prangat.

  • Rasti i studentit të Akademisë së Arteve

Një prej protestuesve që ra në dorë të Policisë ishte edhe Blendi Shahu, student i Akademisë së Arteve.

Ai shihet në foton e shkrepur nga gazetari Isa Myzyraj teksa është me fytyrën në asfalt ndërsa policia i ka vënë një këmbë në kokë. Edhe kjo ishte një nga fotot që qarkulloi më shumë në rrjet ditën e djeshme.

Mbi këtë rast reagoi edhe i ati i studentit, shkrimtari Rexhep Shahu, duke i bërë thirrje kryeministrin që ta lironte djalin e tij.

Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Lirojeni!
Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…”,
shkroi ai në Facebook.

  • Policia shtrëngon nga qafa protestuesin e ri

Protestuesi tjetër i dhunuar nga Policia është edhe një djalë i ri me bluzë të bardhë. Një nga forcat e Policisë filmohet duke e shtrënguar atë fort nga qafa ku më pas i janë vënë dhe prangat.

https://www.facebook.com/orgpol/videos/335615627411268/

  • Polici godet me dorë protestuesin

Kjo video tregon se si një nga efektivët e Policisë vë dorë mbi një nga protestuesit që po mbronte një tjetër protestues.

https://www.facebook.com/Lolitabackup/videos/873842453097978/

  • Polici grushton protestuesin

Video e kapur nga Euronews Albania tregon se si ne minutën 1:49 një  prej policëve grushton një prej protestuesve.

https://www.facebook.com/euronews.al/videos/656007025244568/?__xts__[0]=68.ARAASx0GZKE7Z2Cx3x2rHSwiItpo3WY0M4TAYYwZzEAM41EIl5r10f8nsrtEtLa6nL0p_Rh8Wb1NnOaG03xBMgXepAVhJJ7MFhYoNWNi-ewKO8HvbUBBZoLQM7OF7tZCMvimLr_ezX3tzZ5iVnh846aC_IJ7DV2t5u4qT5u-TJkpYjZItOq1eLPkEewXV–vz_FxAPT5U1CmL39j_xIk3G3VWyjBqlGWFoTkk98ev8Ch8q0Wz9qyP2sTDO_rLfQFW2Vkhc84thA1H4sESghvCCRDVG9Kj4vd1pBqvCqSEe_LqGi_xVqsf-j2wbnDiXcKdUFJSgsorCF3a2ubvU0iPnqx591ao3YlDvbHm-k9&__xts__[1]=68.ARCuqaA1aUm-FepIUfUR4LEch9moLkFIi_WByleIg4m4nylEhqjeRvpSdYymr2jB0X8rODnVCz4PL1fztxaENo06nAjTZoA4ZuToQZsubXhglebkSJlzlWdwsAVVyHVp1MTdDZgKhsSAvuad_vYqVHav_T0NB-U2GFgJxStGxuZ7J3ru2f9FTUGEk9Rv_G1rxkhvF7qr0EgSqLvY8yifWoDfzN_c641mD7pF9Hngf9tqJ3_VpwetgFQuTSMdeCrzVwVC5mIGuDLqOyy7sto0RpcHeHeau97zXU-_NwNNUPLg_AVJb6ugoTa6tY3DJ9nkfEi5IO-FBhL04HTyZ9ybtzH5zpNGTDaGtZwEBjiT&__tn__=-R

Dhunë në protestë? Reagimet

Pas orës 12 të mesditës, Policia e Shtetit doli me një reagim ku thoshte se nuk ka pasur dhunë ndaj protestuesve.

Policia e Shtetit garanton opinionin publik, me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale se çdo akuzë e përfaqësuesve të partive politike apo individëve të tjerë, për gjoja ushtrim dhune apo armatim në trupat e përfshira në operacion. Këto janë të pavërteta fund e krye dhe e vërteta është se forcat operacionale të Policisë kanë bërë detyrën në kushte tejet të vështira, si rezultat i mungesēs së plotë të mirëkuptimit nga ana e të grumbulluarve në territorin e Teatrit Kombëtar”, tha Policia ndër të tjera.

Institucioni i Avokatit të Popullit reagoi duke thënë se në secilin komisariat u këqyren regjistrat dhe u takuan të shoqëruarit e pranishëm gjatë vizitës si dhe u morën shpjegime të hollësishme prej tyre.

Prej personave të shoqëruar nuk u pretenduan kryerje e veprime të dhunshme brenda ndërtesave të Komisariateve, por kishte ankesa në lidhje me dhunë fizike e psikologjike të ushtruar gjatë kapjes së tyre dhe rrugës për në Komisariatet e Policisë dhe disa persona kishin shenja dhune”, shkruante Avokati i Popullit.

Komiteti Shqipta i Helsinkit po ashtu reagoi duke bërë thirrje që të shmanget tensionimi i situatës si dhe çdo akt dhune.

Edhe Bashkimi Europian reagoi ndaj ngjarjes të së dielës. Zëdhënësja e Komisionit Europian u pyet në Bruksel nga ABC News dhe ndër të tjera tha:

Ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës dhe ne veçanërisht vëmë re se ka pasur përdorim të forcës“.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img