BallinaBurokraciBashkia Vorë, një vit mungesë transparence ‘online’

Bashkia Vorë, një vit mungesë transparence ‘online’

Bashkia e Vorës, një ndër bashkitë më të godituara nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ishte e paarritshme në faqen zyrtare në internet prej më shumë se një viti. Faktoje, gjatë verifikimeve dhe raportimeve për këtë bashki, haste në vonesa për marrjen e përgjigjeve, të cilat. Pas interesimit të vazhdueshëm pranë kësaj bashkie, Faktojes iu dha si përgjigje se faqja ishte hakeruar para një viti dhe prej asaj kohe ishte jashtë funksionit.  Pak ditë më parë, bashkia Vorë u rikthye online, megjithatë në faqen zyrtare mungojnë të dhënat e kordinatorit për të drejtën e informimit, një detyrim ligjor.


Prej më shumë se një viti, Bashkia Vorë e nuk ka pasur funksionale faqen online, ku zakonisht publikohen njoftimet për aktivitetet, vendimet etj, çka janë një detyrim bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjin Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligji Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Faktoje i është drejtuar kësaj Bashkie me disa kërkesa për informacion, në periudha të ndryshme, ku interesohej ndër të tjera për ecurinë e procesit të rindërtimit. Për shkak të mungesës së faqes online dhe të dhënave të koordinatorit për Informim, kërkesat dërgoheshin në rrugë postare dhe marrja e përgjigjes bëhej gjithnjë pas ankimimit te Komisioneri për të Drejtën për Informim, çka shkaktonte vonesa.

Në muajin qershor, Faktoje shkoi pranë bashkisë Vorë dhe u interesua përse nuk funksiononte faqja zyrtare duke paraqitur këto pyetje:

-Ku publikohen vendimet e Këshillit bashkiak?

-Kur publikohen vendimet që janë të detyruara me ligj?

-A ka kordinatore për të drejtën e informimit dhe kur do të bëhët publike në faqen zyrtare?

-Kur ka konsultim publik?

-Ku mund ti gjëjmë vendimet e Kryetarit?

-Si funksionon transparenca në Bashkinë Vorë?

Sekretari i Këshillit Bashkiak Vorë tha për Faktoje:

“Prej më shumë se një viti faqja zyrtare e Bashkisë Vorë është hakeruar, nuk kam një informacion të detajuar nëse është bërë një denoncim. Faqja është në proces tendërimi, po presim të shpallet fituesi dhe do të zgjidhet. Për mbledhjet e Këshilli Bashkiak kemi hapur një faqe në rrjetin social Facebook.”

Pak ditë më parë, nga një verifikim na rezultoi se bashkia Vorë, është rikthyer me faqen online.

Faqja zyrtare e Bashkisë Vorë

Por dhe pse faqja e web-it është është funksionale, ende nuk na rezulton të ketë një koordinatore për të drejtën e informimit, për miratimin e programit të transparencës për njësitë e qeverisjes vendore, ashtu siç e përcakton ligji.

                           Adresa elektronike e kordinatorit të Bashkisë Vorë në “Pyet Shtetin”

Edhe adresa e-emailit të kësaj bashkie në platformën pyet Shtetin, është fiktive, dhe nuk është ndryshuar.

Lexo edhe: Bashkia Vorë, ende gërmadhë pas tërmetit të 26 nëntorit

Rindërtimi në Vorë, proces i vonuar dhe mungesë transparence

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img