BallinaFaktometerE PavërtetëBalla: Duhet domosdoshmërisht që brenda muajit qershor ta kemi votuar Reformën Zgjedhore

Balla: Duhet domosdoshmërisht që brenda muajit qershor ta kemi votuar Reformën Zgjedhore

Kryetari i Grupit Paralamentar socialist, Taulant Balla më 14 maj kërkoi votimin e Reformës Zgjedhore në Kuvend brenda 30 qershorit. Balla e argumentoi kërkesën për votimin e reformës si të domosdoshme për të shkuar te Konferenca e Parë Ndërkombëtare për negociatat. Por, deri më tani Reforma Zgjedhore nuk ka kaluar ende për votim, ndërsa opozita parlamentare ka paralajmëruar votën kundër.


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë seancës plenare në Kuvend, më 14 maj, kërkoi votimin e Reformës Zgjedhore, brenda muajit qershor.

Ne duhet domosdoshmërisht që brenda muajit qershor ta kemi votuar reformën zgjedhore, sepse e kemi një kusht për të zhvilluar konferencën e parë ndërministrore Shqipëri-BE – u shpreh Balla.

Por, edhe pse ka kaluar java e parë e korrikut, Reforma Zgjedhore ende nuk ka kaluar për votim. Referuar faqes zyrtare të Kuvendit, projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, është depozituar më date 1 korrik.

Më herët, edhe bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri kishte deklaruar se drafti do depozitohej në Kuvend brenda 30 qershorit.

Drafti është në përfundim e sipër, kanë ngelur disa çështje të vogla teknike, disa shqetësime që kanë ardhur nga të PD-së, shpresojmë ta mbyllim sot dhe normalisht duhet ta mbyllim sot, pasi ditën e sotme skadon afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore – deklaroi Gjiknuri më 30 qershor.

Pavarësisht zotimit të dy përfaqësuesve të maxhorancës për votimin e reformës brenda qershorit, ajo po has në kundërshti nga Opozita Parlamentare. Përfaqësues të saj u takuan më 6 qershor me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe atë të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Shprehëm votën tonë kundër pazarit të pistë të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet në 25 viteve të fundit. Kërkojmë lista të hapura, administratë zgjedhore apolitike dhe votën e emigrantëve, përndryshe 39 deputetët nuk do të votojnë asnjë shtesë tjetër – deklaroi deputeti, Myslim Murrizi.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, refuzoi kërkesën e demokratëve për të nxituar me miratimin e reformës zgjedhore, për ta miratuar që në seancën e 9 korrikut.

Hysi deklaroi më 3 korrik se kodi i dakordësuar jashtë parlamentit, do t’i nënshtrohet konsultave publike, pasi të kenë përfunduar ato për Kushtetutën.

Rezulton që një pjesë e tyre mund të transferohen në Kodin Zgjedhor. Ka një nismë tashmë të depozituar nga një grup deputetësh për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ju e njihni shumë mirë edhe natyrën e kryetarit të Kuvendit, edhe korrektesën e kryetarit në zbatimin e rregullave strikte dhe kjo nismë do të ketë gjithë vëmendjen e duhur. Edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor do t’i nënshtrohen konsultave publike – u shpreh Vasilika Hysi.

Por, edhe në rastin e arritjes së votimit, analistët e shohin me skepticizëm Reformën Zgjedhore,

Përjashto identifikimin biomterik që shmang votimin familjar, pjesa tjetër në substancë nuk ka asnjë ndryshim, duke filluar që nga administrimi zgjedhor i politizuar, KQZ-ja bipartiatke dhe elementë të tjerë, si shitblerja e votës, apo financimet kriminale në fushata zgjedhore – u shpreh analisti, Roland Lami për Zërin e Amerikës më 1 korrik.

Ndonëse, Reforma Zgjedhore mbetet një prej kushteve për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ajo ende nuk është votuar edhe pse të paktën të përfqësues të shumicës parlametare u zotuan se ajo do të ‘kryhej’ brenda 30 qershorit.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img