BallinaFaktometerE PavërtetëArben Ahmetaj: Becchetti nuk do marrë asnjë kokërr leku

Arben Ahmetaj: Becchetti nuk do marrë asnjë kokërr leku

Ministri Arben Ahmetaj, më 24 mars 2020, në emisionin “Opinion”, garantoi se shteti shqiptar s’do t’i paguante asnjë lek biznesmenit italian, Francesco Becchetti. Këtë deklaratë ai e bëri pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit vendosi se Shqipëria do duhet t’i paguante në formë dëmshpërblimi këtij të fundit rreth 100 milionë euro. Më pak se 4 muaj nga deklarata e Ahmetajt, Ministria e Financave pasqyroi në raportin e fundit për zbatimin 6 mujor të Buxhetit të Shtetit, detyrimin prej 109,5 milionë eurosh ndaj palëve që kanë paditur shtetin shqiptar, ku 99,5 milionë euro do t’i përfitojë biznesmeni italian.


Ça e keni tani këtë histori. Jo! Asnjë kokërr leku nuk do marrë. Asnjë kokërr leku – deklaroi ministri Arben Ahmetaj në emisionin “Opinion” më 24 mars 2020, kur u pyet mbi vendimin e Arbitrazhit për gjobitjen e shtetit shqiptar, pas padisë së ngritur nga biznesmeni Franchesco Beccheti.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në raportin për zbatimin e Buxhetit të Shtetit në 6 mujorin e parë, raporton për një detyrim total të shtetit shqiptar prej 109,5 milionë euro si rrjedhojë e humbjes së gjyqeve në Gjykatën e Arbitrazhit.


Detyrime për vendimet e Arbitrazhit Ndërkombëtar (në EUR), burimi: Ministria e Financave

Nga fatura totale që qeveria shqiptare do të paguajë, si pasojë e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, biznesmeni italian, Francesco Beccheti do përfitojë 99,5 milionë euro për shpronësimin e padrejtë të paditësit, ndërsa 311 mijë euro janë pagesa që qeveria jonë është e detyruar të bëjë si palë humbëse në këtë proces gjyqësor.

Nga fatura totale që qeveria shqiptare do të paguajë, si pasojë e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare, biznesmeni italian, Francesco Beccheti do përfitojë 99,5 milionë euro për shpronësimin e padrejtë të paditësit, ndërsa 311 mijë euro janë pagesa që qeveria jonë është e detyruar të bëjë si palë humbëse në këtë proces gjyqësor.

Shifrat e publikuara nga Ministria e Financave, tashmë janë kontabilizuar në llogaritë e buxhetit duke e bërë të ekzekutueshme shlyerjen e kësaj fature të majme për buxhetin e shtetit. .

Ministria e Financave në raportin e publikuar pohon se, shuma prej 109,5 milionë eurosh ka të bëjë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar.

Ato kanë të bëjnë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar. Duke patur parasysh efektet e qënësishme financiare që rëndom shoqërojnë këto vendime, ato vlerësohen me risk të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit. Në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore (kryesisht ministri linje), të cilat kanë qenë edhe palë e paditur në gjykimet respektive. Kjo, me qëllimin final të lehtësimit, reduktimit dhe/ose shmangies së barrës financiare mbi buxhetin e shtetit. Për periudhën janar-qershor 2020, nga institucionet buxhetore është raportuar se nuk janë kryer pagesa për vendime Arbitrazhi. Detyrimi total i akumuluar për Arbitrazhet Ndërkombëtare, rezulton në rreth 109.5 milion EUR – thuhet ne raportin e Ministrisë së Financave.

Biznesmeni italian Francesco Beccheti paraqiti çështjen kundër shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID) më 29 qershor 2015, ku kjo e fundit, përmes një komisioni të përkohshëm të posaçëm (Ad Hoc), më 24 mars i dha të drejtë biznesmenit duke kërkuar nga Shqipëria ta dëmshpërblejë me rreth 100 milionë euro.

Biznesmeni italian, Francesco Becchetti do dëmshpërblehet për mbylljen dhe sekuestrimin e televizionit “Agon Chanel”, kompanitë energjitike dhe një sërë investimesh të tjera të kryera në Shqipëri.

Fatura që qeveria shqiptare do të shlyejë ndaj vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit është e përfërt me shumën e dy paketve ekonomike të qeverisë për përballimin e pandemisë së Covid-19.

Nga verifikimi i kryer, vendosëm që deklaratën e ministrit Ahemtaj, në raport me të dhënat zyrtare nga Ministria e Finacave, ta kategorizojmë si “Të pavërtetë”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img