Faktoje kërkon gazetarë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për shkrimin e artikuj fact-checking sipas kësaj skeme:

Zgjedhim vetëm deklarata të zyrtarëve publikë që bazohen në fakte ose të dhëna të verifikueshme.

Perzgjedhja e deklaratës, premtimit të jetë për çështje me interes publik dhe jetën e qytetarëve

Deklarata të jetë e cituar në shkrim pikërisht ashtu siç është artikuluar, duke e ilustruar me lidhjet e artikullit/videos/screenshot në mënyrë që publiku të kontrollojë vetë deklaratën.

Në artikull të citohen burimet, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi t’i kontrollojnë.

Metodat kërkimore për realizimin e artikullit fact-checking

Pyesim subjektin që ka bërë deklaratën se ku e bazon atë dhe kërkojmë informacion zyrtar nga institucionet publike (këtu me link forma e krkeses pr informacion)

U referohemi mediave për fakte mbi çështjen dhe përdorim motorët e kërkimit online për të dhëna shtesë.

Verifikimi në terren është thelbësor për kategorizimin e premtimeve dhe deklaratave.

Kërkojmë mendimin e ekspertëve për të siguruar një shpjegim shterues dhe të qartë të fakteve gjatë verifikimit.

Kategorizimi i deklaratave përfshin klasifikimin e tyre si të vërteta, gjysmë të vërteta, të pavërteta ose pa kategori.

Aplikantët duhet të dërgojnë temën, deklaratën e përzgjedhur për verifikim dhe një plan si do e bëjnë verifiimin bazuar në metodat kërkimore më sipër.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre dhe një shembull të shkruar të një artikulli fact-checking në adresën e emailit info@faktoje.al deri më datën

Çfarë duhet tjetër

Artikulli fact-checking duhet të jetë deri në 1500 fjalë ku të përfshihen dokumenta, screenshot, intervista, burime të identifikueshme, foto, video ilustruese dhe hyperlinks që ilustrojnë verifikimin e kryer.

Koha për realizimin e shkrimit 3 javë