BallinaFaktometerSPAK “rrëzon” legjitimitetin e Aktit Normativ “Anti-KÇK”

SPAK “rrëzon” legjitimitetin e Aktit Normativ “Anti-KÇK”

Pas dështimit të ligjit “Antimafie” më 3 shkurt nisi zbatimi i “Operacioni Forca e Ligjit”. Operacioni Forca e Ligjit zhvillohet  nga Forca e Posaçme OFL në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK. Por çfarë solli OFL, 2 muaj nga hyrja në fuqi?


Operacioni Forca e Ligjit nisi zbatimin më 3 shkurt 2020. Qëllimi i OFL-së është evidentimi dhe goditja me anë të sekuestrimit të pasurive të deklaruara apo të fshehura të personave apo grupeve kriminale që i kanë përfituar ato nëpërmjet aktivitetit kriminal.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj më 15 shkurt në emisionin “Kjo Javë’ të News 24 deklaroi se Akti Normativ me të cilin do vepronte OFL ishte tërësisht legjitim dhe i konsultuar me një numër ekspertësh.

Ligji i është nënshtruar një procesi shumë shumë të kujdesshëm diskutimi mes ekspertësh të
mirëfilltë, vendas dhe të huaj. Një pjesë e madhe e kritikës nga aq sa kam parë unë vjen nga
ata persona që as ligjin nuk e kanë lexuar dhe kjo më bën skeptik dhe nganjëherë indiferent
ndaj një pjese të kritikës për arsye se kuptohet qartë që në fjalitë e para që nuk është lexuar
as ligji. Ligji parashikon një rol të shtuar edhe për Prokurorinë e Posaçme vetëm për të
krijuar një instrument shtesë kontrolli mbi procesin duke patur në konsideratë sensibilitetin e lartë publik për ligjin, deklaroi Lleshaj.

Me shkresën e dt. 5 Shkurt 2020, një grup organizatash të shoqërisë civile iu drejtuan Kryetarit të Kuvendit duke përcjellë reagimet e tyre lidhur me aktin normativ me fuqinë e ligjit, nr.1, dt.31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” (të Këshillit të Ministrave).

Me shqetësim vërejmë se, akti normativ nr.1, dt.31.01.2020, cenon parime të rëndësishme kushtetuese si parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së prokurorisë, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Konkretisht:
1. Akti normativ nuk mund të rregullojë fusha që janë në kompetencën ekskluzive të Kuvendit dhe kërkojnë miratim me shumicë të cilësuar
2. Akti normativ e cenon pavarësinë e prokurorisë
3. Akti normativ cenon të drejtat dhe liritë themelore të sanksionuara në Kushtetutën dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut
4. Cenohet e drejta për proces të rregullt
5. Cenohet parimin e prezumimit të pafajësisë
6. Cenon të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare

Erind Pirani, nga institucioni i Avokatit të Popullit në emisionin “Opinion” më 3 shkurt tha se
paketa ligjore e prezantuar si Anti-KÇK nga kryeministri Edi Rama ka disa të meta.

Nuk plotëson kriteret për t’u miratuar si akt normativ. Ai merr përsipër dhënien e disa kompetencave dhe mekanizmave paralele që në gjykimin tonë përbëjnë premisa për anti- kushtetutshmërinë e këtij akti normativ dhe cenimin e të drejtave. Mund të përballen me procese, ose me bllokimin e pasurisë duke pasur mungesën e elementëve thelbësore që plotësojnë procedurën penale të cilat normalisht duhet të hetohen nga organet e specializuara të drejtësisë, deklaroi përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.

Që nga hyrja në fuqi, 3 shkurt e deri më 9 mars kur (OFL pezulloi aktivitetin pë r shkat ta masave ndaj pandemisë  së “Covid-19”), paraqiti për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 64 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 103 pasuri. Prokuroria e Posaçme, SPAK në njoftimin e datës 7 mars “Mbi vlerësimin e kërkesave për sekuestrim në kuadër të Aktit Normativ” thuhet:

…Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK sqaroi se kë to 29 pasuri të  sekuestruara në  kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ konsistojnë  në  “18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete.

Raporti i datës 7 mars I SPAK tregon se gati gjysma e pasuive të sekuestrua nga Operacioni Forca e Ligjit janë në kundërshtim me ligjin.

Për ekspertin e çështjeve Ligjore, Pëllumb Nako Akti Normativ nuk është legjitim. Sipas tij POlicia e Shtetit tregoi dobësi në zbatimin e ligjit

Në këtë vlerësim të parë, Policia e Shtetit rezultoi me dobësi të mëdha. Sekuestro të shumta janë kryer në mënyrë të paligjshme. Nëse do të bëhej fjalë thjesht për plotësime të dhënash, siç ia kthehu në disa raste Policisë disa kohë më parë SPAK-u, çdo gjë do të ishte normale dhe e pranueshme. Por ajo që të lë hije të shumta hamendësie mbetet fakti sesi ka mundësi që Policia të kryejë sekuestro të paligjshme kur ka kaq shumë hapësira veprimi. Kjo të lë të mendosh se subjektet e përzgjedhura nuk kanë pasur për kriter vetëm ligjin dhe nuk janë përzgjedhur vetëm nga Policia, shprehet Nako.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img