.

.

BallinaAktualitetCovid-19Si po shkon hapja nga COVID-19/ Shqipëria dhe vendet rreth nesh

Si po shkon hapja nga COVID-19/ Shqipëria dhe vendet rreth nesh

Shumë vende në Europë po bëhen gati të hapin ekonomitë e tyre, pas mbylljes për afro 2 muaj për shkak të pandemisë COVID-19. Disa vende kanë guxuar më shumë me procesin e hapjes, ndërsa disa prej tyre ende po hapin shërbime me “pikatore”. Shqipëria por edhe disa vende të tjera ende nuk kanë një datë për hapjen e transportit ajror.

—————————————————————————————————————————————–

Shqipëria

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu njoftoi me 30 prill për disa shërbime që do të hapen deri në 18 maj.

FAZA 1

FAZA 2

FAZA 3

Ndërkaq mesa duket është ende herët të flitet për rihapjen e transportit ajror në Shqipëri, përveç rasteve të riatdhesimeve.

Çfarë po bëjnë vendet rreth nesh

Në Kosovë

Edhe në Kosovë hapja do të jetë me tre faza, veçse me ndryshime në periudhën kur do të ndodhë ky proces. Faza e parë janë shërbimet që hapen nga 4 maji, faza e dytë nga 18 maji dhe faza e tretë nga 1 qershori

Në Greqi

Faza e parë do të fillojë prej kësaj jave (4 maj), kur dyqanet e vogla me pakicë dhe sallonet e flokëve do të lejohen të hapen, raporton Kathimerini.

Këtë të hënë do të shihet gjithashtu lejimi i lëvizjes së njerëzve brenda prefekturës së tyre të vendbanimit, por jo jashtë.

Kishat do të rihapen që individët të luten vetëm, ndërsa shërbesat janë ende të ndaluara deri në 17. Pas kësaj date, kjo veprimtari do të nisë,duke zbatuar rregulla të rrepta distancimi fizik.

Më 11 maj, nxënësit e viti të fundit të shkollave të mesme, do të jenë në gjendje të kthehen në klasat e tyre.

Më 18 maj, shkollat ​​do të hapen për klasat e ulëta të shkollës së mesme. Në të njëjtën ditë, sitet arkeologjike do të hapen për vizitorët.

Qendrat, kafenetë dhe restorantet (vetëm me ulje jashtë) do të kthehen në 1 qershor, duke ndjekur rregullat e distancës sociale.

Në Mal të Zi

Duke filluar nga e hëna, 4 maj, Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive ka lejuar që:

– Dyqanet që shesin rroba, këpucë, teknikë, materiale ndërtimi, zanate, ofrimin e shërbimeve, sallone për flokë dhe bukuri, palestra, librari, dentistë, autoshkollë, qiraja, muze dhe galeri mund të fillojnë të punojnë

– transporti lokal me taksi mund të fillojë punën

– transporti publik lokal mund të fillojë punën në qytete ku nuk ka raste të reja të regjistruara të virusit.

– Qytetarët mund të shkojnë në shtëpitë e tyre në fshat dhe në fshatrat jashtë qyteteve të tyre.

Ata të gjithë duhet të respektojnë rregullat, të tilla si mbajtja e maskave ​​për fytyrën, të sigurojnë lëngje dezinfektuese në ambientet e tyre, të respektojnë numrin maksimal të njerëzve në kufirin e ndërtesës, etj.

Maqedoninë e Veriut kompanitë e fluturimeve kanë filluar me shitjen e biletave për numrin më të madh të destinacioneve nga Shkupi dhe Ohri, edhe pse Ministria e Transportit i ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga blerja e biletave për udhëtim jashtë vendit, shkruan Meta.

“Wizzair” shet bileta për fluturime në periudhën pas 17 majit. “Croatia airlines” shet bileta nga Shkupi për Zagreb pas 1 qershorit. “Air Serbia” ofron bileta të avionit nga Shkupi për në Beograd për të cilat vlerëson se mund të organizohen pas 9 majit. Bileta nga Shkupi për në Vjenë përmes “Austrian Airlines” mund të blihen për periudhën pas 21 majit.

Megjithatë Maqedonia e Veriut ka qenë një nga vendet me bilanc më të madh edhe se Shqipëria në raport me COVID-19 dhe autoritetet thonë se hapja do të jetë e kujdesshme.

Italia ka njoftuar se do të rihapë dy aeroporte gjatë kësaj jave . Bëhet fjalë për aeroportin Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola. Aeroportet do të hapen sot me 4 maj.

Githashtu parashikohet që të rifillojnë nga puna shumë biznese.

Pas datës 17 maj do të jenë operativë edhe aeroportet e rajonit të Sicilisë dhe Sardenjës.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img