BallinaGjurmo ParanëShtëpitë e dyta!? A kompesohen me fondet e rindërtimit?

Shtëpitë e dyta!? A kompesohen me fondet e rindërtimit?

A përfitojnë nga fondi i rindërtimit qytetarët që u është dëmtuar shtëpia e dytë, në Durrës? Faktoje ka kërkuar pranë Ministrisë së Rindërtimit bazën ligjore, që rregullon procesin e menaxhimit të fondeve të rindërtimit për shtëpitë e dyta, që janë dëmtuar nga tërmeti.

Nëse individi ose familja ka një njësi banimi, të kthyer në njësi shërbimi dhe që është për t’u rindërtuar, por jetonte në një banesë tjetër, a përfitojnë nga program i rindërtimit për objektin e dëmtuar?

Përgjigja e Ministrisë të Rindëtimin për pyetjen 4 të dërguar nga Faktoje

 

Nga përgjigja e Ministrisë së Rindërtimit duket që kriteri ligjor është “kanë mbetur të pastrehë” dhe ky kusht është për individë dhe familjet. Zbatimi rigoroz i këtij kriteri duhet vlerësuar dhe bërë objekt transparence. Edhe FMN ka kërkuar të bëhet transparente lista e përfituesve nga fondet e rindërtimit. Gjithashtu në pikën 3, të nenit të cituar nga MSHR thuhet më shumë se një banesë, në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore…” dhe kjo mund të lexohet e tillë vetëm nëse ke më shumë se një banesë në të njëjtën njësi (dy banesa në Durrës dhe është dëmtuar një, nuk përfiton) dhe jo kur banesën e ke në një njësi tjetër ose në një njësi ku nuk është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore (një banesë të dëmtuar në Durrës dhe një në Vlorë). Ndërkohe pika 1 ka kriterin që individi dhe familja duhet të kenë mbetur të pastrehë për të përfituar.

Nga sa më lart, duhet parë zbatimi dhe bërë transparencë për përfituesit, për të ulur rrezikun e abuzimit dhe përfitimit për shtëpi të dyta nga individë dhe familje, me fonde publike. Kjo edhe për individët që janë brenda një certifikatë familjare. Për ekspertet ekonomik kompesimi me fondet e rindërtimit të shtëpive të dyta do të rriste barrën për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit, të cilët kanë marrë në mënyrë solidare koston e strehimit të familjeve të dëmtuara. Gjithashtu objekte të dyta të banimit nuk janë domosdoshmëri, por investim ose “luks”, e si të tilla duhet nxitur sigurimi i tyre në rast fatkeqësie.

Për të nxitur transparencën dhe trajtimin e drejtë të nevojave të qytetarëve, Faktoje ka hapur aplikacionin “Fakto dhe ti”. Nëse ju keni ankesa apo shqetësime për trajtimin e rasteve tëngjashme me përshkimet më lart, por edhe ankesa të tjera që lidhen me procesin e rindërtimit, dërgoni ankesën tuaj në “Fakto dhe ti” dhe gazetarët tanë do ta ndjekin atë më institucionet përkatëse.

 

Lexo edhe: https://faktoje.al/ministria-e-rindertimit-dhe-autoriteti-i-mbikqyrjes-financiare-si-do-te-veprohet-per-objektet-me-kredi-bankare-te-demtuara-nga-termeti/

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img