BallinaGjurmo ParanëPërmbyllja e procesit të rindërtimit, si ndryshuan vazhdimisht afatet e qeverisë shqiptare

Përmbyllja e procesit të rindërtimit, si ndryshuan vazhdimisht afatet e qeverisë shqiptare

Ina Allkanjari

Përmbyllja e procesit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 është shoqëruar përgjatë këtyre dy vite me ndryshime të njëpasnjëshme të afateve. Fillimisht u bë e ditur se ky proces në 11 bashki të Shqipërisë do të përfundonte në mars të vitit 2022, por me kalimin e kohës afati se kur nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti u shty në mënyrë të vazhdueshme.

————-

Më datë 28 nëntor 2020, në një intervistë për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi se në muajin mars të vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti.

“Në mars 2022 nuk do të shihni asnjë shenjë të tërmetit dhe të gjitha banesat do të jenë të rindërtuara ose rikonstruktuara. Kjo është përgjigje zyrtare, por dhe personale”- do të deklaronte  në atë kohë Ahmetaj.

5 muaj më vonë, Ministri i Rindërtimit do jepte një tjetër afat, Ahmetaj specifikoi së në muajin prill të vitit 2022, gjurmët e tërmetit do të jenë zhdukur. “Premtimi jonë i bazuar në procese konkrete, është që në pranverën e vitit 2022, diku në prill, nuk do ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i 2019”, u shpreh Ahmetaj.

Rreth 4 muaj më vonë afatet e deklaruara do të ndryshonin sërish. Ministri i Rindërtimit, Ahmetaj gjatë inspektimeve të punimeve te “5 Maji” më 28 korrik 2021, deklaroi se familjet në këtë zonë do të strehohen në muajin gusht të vitit 2022.  “Në fund të muajit gusht do të kemi të gjithë familjarët brenda në shtëpitë e reja që po ndërtohen nga qeveria turke dhe qeveria shqiptare”.

Lagja “5 Maji”, shtator 2021

Sipas Programit të Qeverisë Shqiptare 2021-2025, i bërë publik në shtator 2021, në seksionin ku flitet për rindërtimin, përcaktohet fundi i pranverës 2022, si afati ku nuk do të kishte më asnjë gjurmë të tërmetit.

Programi Qeverisës 2021-2025

“4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre; 13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në diten qe do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë; 12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar të gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre; 28 kantiere të reja të infrastrukturës publike do të kenë përfunduar deri në pranverën e vitit 2022. Shkollat e reja po ngrihen shumë më të forta, shumë më moderne dhe të afta për t’iu përgjigjur nevojave të kohes. Brenda pranverës 2022 përfundon rehabilitimi dhe ndërtimi i mbi 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve”, thuhet në programin qeverisës.

Por brenda të njëjtit muaj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 22 shtator 2021 Ahmetaj dha një tjetër afat se kur do të përfundojë procesi i rindërtimit, duke vendosur shtatorin e vitit 2022.

“Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë dhe do të doja të ndaja me ju vendimet kryesore duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intensitet. Sot i kaluam me VKM Fondit Shqiptar të Zhvillimit rreth 30 mln dollarë për të vijuar punën në terren, që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë për të mbaruar punët në shtator 2022”, deklaroi Ahmetaj në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj

Këtë afat Ministri i Rindërtimit e konfrimoi edhe gjatë një vizite në Bubq për të parë ecurinë e procesit të rindërtimit në 21 tetor 2021. Në praninë e kryeministrit Edi Rama, Ahmetaj deklaroi sërsh se muaji shtator i vitit 2022 do të shënoj përfundimin e rindërtimit.

“Dalë-ngadalë deri në shtator të vitit tjetër nuk do kemi asnjë shenjë nga tërmeti”, tha ministri Ahmetaj.

Bubq, Shtator 2021, foto marrë nga rindertimi.al

Kjo deklaratë u përforcua edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në 28 tetor 2021 u shpreh se në shtator të 2022 do të ketë mbaruar rindërtimit. “Afatet e rindërtimit nuk u arritën për shkak të pandemisë”, theksoi Rama.

Vetëm 1 muaj më vonë, në 26 nëntor 2021, plot dy vite nga tërmeti tragjik i 2019-ës, z. Ahmetaj  e u shpreh duke iu referuar vjeshtës të vitit 2022 dhe jo më muajit shtator 2022, për përfundimin e procesit të rindërtimit.

“Puna përfundimisht do mbarojë në vjeshtë të vitit 2022”- u shpreh ai.

Qeveria premtoi një proces rindërtimi të shpejtë që do t’i siguronte çdo familjeje që humbi shtëpinë një të re, të ndërtuar më mirë dhe me standarde ndërkombëtare, e po njësoj të gjitha shkollat, çerdhet, kopshtet dhe objektet publike, por shtyrja e njëpasnjëshme e afateve të përfundimit të rindërtimit të banesave të prekura, ngren dyshimet se procesi i rindërtimit po zvarritet.

Faktoje prej dy vitesh ka ndjekur procesin e rindërtimit në vend, ku ka verifikuar se shumë prej afateve të premtuara nga zyrtarë të ndryshëm në nivel qendror dhe lokal, për rindërtimin e objekteve me rëndësi jetike për qytetarët, janë shkelur.

Lexo: https://faktoje.al/afatet-e-shkelura-njeri-pas-tjetrit-dhe-120-familjet-ende-te-pastreha-ne-bubq/

https://faktoje.al/asnje-pallat-i-perfunduar-ne-shijak-ne-perfundim-te-afateve-te-projektit/

https://faktoje.al/rama-128-shtepi-do-te-perfundojne-me-pak-se-dy-muaj-ne-fushe-kruje/

https://faktoje.al/rindertimi-i-spitalit-te-lacit-ne-rekordin-e-projekteve-te-zvarritura/

https://faktoje.al/rindertimi-ne-tirane-vetem-1-3-e-objekteve-arsimore-te-premtuara-jane-perfunduar/

https://faktoje.al/rindertimi-ne-vore-proces-i-vonuar-dhe-mungese-transparence/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img